Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita etnografike "Trashëgimia e përmbytur" ngre çështje serioze në lidhje me mjedisin

Foto: Facebook/damsbg

Në fillim të viteve '60 të shekullit të kaluar u pranua se gjendja e rezervave ujore në vendin tonë ishte e pamjaftueshme për nevojat e bujqësisë, prandaj filloi ndërtimi i gjerë i digave në mbarë vendin. Kështu, në periudhën 1950 – 1985 u ndërtuan 216 diga të mëdha dhe mbi 2000 të vogla. Kur ndërmerrej ndërtimi i një infrastrukture të tillë të gjerë, shteti merrte vendime se çfarë do të ndodhte me banorët e fshatrave që përfshiheshin në territorin e digave. Kështu, dhjetëra fshatra u zhdukën, sepse përfunduan në territorin e rezervuarëve të ndërtuar.
Sot, bumi i madh i ndërtimit të digave duket si një kujtim nostalgjik nga koha e Bullgarisë socialiste, aq më tepër që në 35 vitet e fundit në vend nuk është miratuar asnjë projekt për një digë të re.

Dhe nëse mirëmbajtja e digave të vjetra sot u shkakton shumë dhimbje koke inxhinierëve hidroteknikë, puna më interesante është e ekipit të studiuesve-etnografë që studiojnë historinë e banorëve dhe mbetjet e fshatrave të përmbytura nga ujërat e digave vite më parë.
Materialet e mbledhura janë të aksesueshme për publikun e gjerë përmes ekspozitës me postera, të titulluar "Trashëgimia e përmbytur".
"Kur flitet për mbetjet e këtyre fshatrave nën digat, zakonisht kjo lidhet me imazhin romantik të të ashtuquajturës kisha e përmbytur në digën Zhrebeçevo përgjatë lumit Tunxha. Por vëmendja largohet nga problemet e njerëzve, nga emocionet e tyre dhe kujtimet për jetën në këto vendbanime", – thonë shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave (BAN).

Ekspozita ka qenë tashmë mysafire në qytete dhe rrethina të prekura nga ndërtimi i digave. Ndalesa e radhës e ekspozitës është në qytetin Trojan, dhe megjithëse atje nuk ka "fshatra të përmbytur", ende është në fuqi gatishmëria protestuese e banorëve të fshatrave të afërta Çerni Osëm dhe Oreshak. Pakënaqësia është kundër vendimeve të disa drejtuesve për të ndërtuar një digë të re në një rajon që mbështetet kryesisht në të ardhurat nga turizmi malor dhe eko-turizmi.

Çfarë e bën rajonin e Trojanit interesant për studiuesit tanë, e mësojmë nga doc. Petar Petrov nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Prof. Asoc. Petër Petrov
“Rajoni i qytetit Trojan është një rast më i veçantë – atje nuk ka fshatra të zhvendosur, por as nuk është ndërtuar ndonjë digë deri tani. Në vitin 1986 filloi ndërtimi i digës ‘Çerni Osëm’, që duhej të furnizonte me ujë qytetet Pleven dhe Lloveç. Ky ndërtim u ndal në vitin 1990. Ankesat e banorëve kanë qenë për shkak të dridhjeve, zhurmës dhe ndotjes së zonës, por pas të gjitha këtyre qëndronte argumenti i tyre për mbrojtjen e natyrës. Por problemi me mungesën e ujit në Pleven dhe Lloveç vazhdon edhe sot – këto qytete kanë regjim uji, ndaj shpeshherë edhe sot lindin nisma për të rifilluar ndërtimin e digës.”

Këtu studiues si Prof. Asoc. Petër Petrov shtrojnë pyetjen për kompromiset dhe lëshimet që mund të bëhen në emër të një furnizimi më të mirë me ujë për një qytet të madh si Pleveni. Por në mënyrë të natyrshme lind edhe pyetja: a duhet të sakrifikohet jeta në disa vendbanime më të vogla që banorët e qytetit të madh të jetojnë më rehat? Përreth synimit për ndërtimin e digës së re shfaqen edhe çështje të tjera, të lidhura me ekologjinë:

"Banorët vendas nga rajoni nën digën e planifikuar ‘Çerni Osëm’ edhe sot dhe kësaj dite nuk janë dakord që atje të ndërtohet digë. Ata ngrenë çështje ekologjike, duke theksuar se me këtë ndërtim do të priten pyjet nga pjesa qendrore e malit Stara Pllanina – pikërisht atje ku ndodhet diga – si dhe për shkak të afërsisë së saj me një rezervat natyror, siç është rezervati ‘Steneto’ në Parkun Kombëtar ‘Ballkani Qendror’. Ndërkohë, qyteti i Plevenit edhe tani furnizohet me ujë nga mali, por uji kalon përmes një ujësjellësi të vjetër, i ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë. Këtu lind pyetja e madhe – për humbjet e ujit në rrjetin ekzistues të ujësjellësit dhe për tubat e vjetëruar që mund të zëvendësohen. Prandaj propozohen edhe zgjidhje më të mira sesa ndërtimi i digës – si për shembull rikonstruksioni i këtij ujësjellësi, në mënyrë që burimet ekzistuese të ujit të shfrytëzohen më në mënyrë më efikase. Për momentin, të dyja palët – qytetarët dhe administrata – nuk pajtohen me situatën, ndaj ne duam ta paraqesim ekspozitën ‘Trashëgimia e përmbytur’ në Trojan."

Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: BTA, Bashkia Trojan, plevenpress.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Silsila Mahbub

Si e ruajnë gjuhën e tyre amtare emigrantët në Bullgari

Një ditë pas 24 majit - Ditës së alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare, si dhe të letërsisë sllave, po tregojmë empati për përpjekjet e njerëzve me gjuhë amtare të huaj për t'u përshtatur dhe integruar në shoqërinë tonë. E drejta për..

botuar më 25-05-25 6.00.PD

Festa e alfabetit dhe kulturës bullgare festohet në pjesë të ndryshme të botës

24 maji bashkoi bullgarët në mbarë botën, të cilët festuan Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, alfabetin, arsimin dhe kulturën bullgarе, si dhe letërsinë sllave me ngjarje të ndryshme. Një program i pasur festiv u organizua sot..

botuar më 25-05-24 6.46.MD

Rruga Kulturore e Kirill dhe Metodij zbulon një trashëgimi historike evropiane që përfshin më shumë se 11 shekuj

Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare kirillo-metodievske merr njohjen e radhës si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Kontinentit të..

botuar më 25-05-24 3.00.MD