Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministrat bullgarë dhe italianë planifikojnë projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes

Foto: government.bg

Forcimi i bashkëpunimit dypalësh ekonomik midis Bullgarisë dhe Italisë, pjesëmarrja në projekte të përbashkëta mbrojtëse dhe arritja e paqes në Ukrainë ishin temat e takimit midis kryeministrit bullgar Rosen Zheljazkov dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni në Romë, njoftoi e dërguara e Radios Kombëtare Bullgare Cvetelina Stojanova. Një delegacion bullgar i kryesuar nga Kryeministri ndodhet në kryeqytetin italian me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës bullgare, si dhe të letërsisë sllave.

"Aktualisht, qarkullimi tregtar është rreth 6 miliardë euro, por ambicia jonë është të fillojmë punë serioze në projektet e infrastrukturës, dhe kjo është arsyeja pse folëm për lidhjen e bizneseve italiane dhe bullgare. Për këtë qëllim, do t'i ngarkojmë Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Energjisë dhe Ministrit të Mbrojtjes me projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes", u tha Rosen Zheljazkov gazetarëve.

Gjatë bisedimeve, Kryeministri bullgar theksoi gjithashtu mundësinë e ndërmjetësimit të Selisë së Shenjtë në kërkimin e një zgjidhjeje për armëpushimin në Ukrainë.

Sot, Rosen Zheljazkov do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV, pas së cilës do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Lexoni më tepër nga arkivi ynë:

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: government.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo prind i katërt nuk ka mundësi ta marrë fëmijën e tij me pushime

Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar, informon gazetarja e BNR-së Viktorija Todorova. Më të prekurit nga fenomeni janë fëmijët romë - mbi 2/3..

botuar më 25-06-01 1.09.MD

Pensioni mesatar në vend varion nga 1135 leva /580 euro/ në Sofje deri në 767 leva /392 euro/ në Razgrad

Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për kryeqytetin, shuma është më e larta për të gjithë vendin - 1135 leva /580 euro/. Pensionet mesatare më..

botuar më 25-05-31 12.45.MD

Parashikimi i motit për 31 majin 2025

Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit, do të ketë re të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Qendrore dhe gjysmën..

botuar më 25-05-30 7.35.MD