Në audiencën në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një omofor të punuar posaçërisht - një veshje liturgjike, një simbol i autoritetit shpirtëror dhe episkopal, raportoi zyra e shtypit e Presidentit. Në paraqitjen e tij të fundit publike për Pashkë, i ndjeri Papa Françesku u shfaq me një omofor të ngjashëm - një dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019.
Kryeministri i dhuroi gjithashtu Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, një ikonë me imazhin e Shën Princit Boris-Mihaill – Pagëzorit të popullit bullgar.
"Ne biseduam për të gjitha temat e rëndësishme - nga ato që lidhen me besimin deri te temat që lidhen me axhendën aktuale", tha Rosen Zheljazkov pas audiencës me Papën. U diskutua gjithashtu lufta në Ukrainë, si dhe roli i Vatikanit si ndërmjetës në negociatat e paqes. "Ne madje folëm për inteligjencën artificiale dhe dimensionet e saj, se si virtytet njerëzore nuk duhet të zëvendësohen nga mjedisi virtual", shtoi ai.
Kryeministri kryeson delegacionin bullgar për vizitën tradicionale në Romë dhe Vatikan në prag të 24 majit, Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe Letërsisë Sllave.
Më vonë, Kryeministri Rosen Zheljazkov vizitoi Bazilikën Santa Maria Maggiore, ku në vitin 867, Papa Adrian II shenjtëroi shkrimin dhe librat sllavë në gjuhën sllave, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Në shekullin e IX-të, Papa priti Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij në Qytetin e Përjetshëm, i shpalli ata të barabartë me apostujt dhe bekoi veprën e tyre të madhe dhe trashëgiminë letrare. Shekuj më vonë, në vitin 1980, Papa Gjon Pali II i shpalli ata bashkë-mbrojtës të Evropës - njohje e shtigjeve kulturore që ata hapën për të gjithë kontinentin.
Në Santa Maria Maggiore, Kryeministri Zheljazkov vendosi një kurorë dhe u përul para pllakës përkujtimore të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.
Redaktoi: Diana Cankova, Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva, Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli i Ministrave
Të mërkurën në mëngjes, moti me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme në rajonet veriore dhe jugore. Pasdite, retë do të dendësohen në shumë zona dhe reshjet do të bien në disa rajone. Do..
"Vendimi i njëanshëm i Xhevdet Çakërov për të lënë kryesinë e DPS-DPS është një kapitullim i mjerueshëm personal ndaj Deljan Peevskit (lider i DPS - Fillimi i Ri). Veprime të tilla janë në kundërshtim të thellë me parimet morale dhe demokratike mbi të..
Qeveria nuk do të hyjë në një debat politik në lidhje me futjen e euros në Bullgari. Kryeministri Rosen Zheljazkov e deklaroi këtë në një diskutim të organizuar nga Këshilli Ekonomik dhe Social në Bullgari dhe komentoi se të gjithë politikanët dhe..
Gjykata Supreme e Kasacionit ndërpreu procesin për përjashtimin e Deljan Peevskit dhe disa personave të tjerë nga fraksioni i Lëvizjes për të Drejta dhe..
Ministria e Kulturës pret që deri në fund të vitit 2025, UNESCO të miratojë kandidaturën e Qendrës për Arkeologji Nënujore në Sozopoll për t'u bërë një..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, udhëtime turistike kryen 1.1 milion qytetarë bullgarë. 75.7% e tyre udhëtuan vetëm brenda vendit, 20% - vetëm jashtë..