Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E3 zgjerohet zyrtarisht me itinerarin për këmbësorë "Rruga e Detit të Zi"

Foto: Facebook/blacksearoute

Itinerari turistik ndërkombëtar E3, pjesë e së cilës është itinerari "Kom-Emine" përgjatë kreshtës së malit Stara Pllanina, po zgjerohet zyrtarisht. Federata Evropiane e Turistëve ERA njoftoi se zyrtarisht pranon versionin për këmbësorë të "Rrugës së Detit të Zi" si një zgjatim të itinerarit evropian E3 në drejtimet veriore dhe jugore përkatësisht drejt Durankullakut dhe Rezovos, njoftoi shoqata "Rruga e Detit të Zi" në Facebook.


Itinerari еvropian për këmbësorë E3 ka një gjatësi prej më shumë se 8800 km nga Oqeani Atlantik deri në Detin e Zi, duke kaluar nëpër territoret e Spanjës, Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Gjermanisë, Republikës Çeke, Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/blacksearoute




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 2.5 milionë bullgarë e braktisën vendin në 35 vitet e fundit

Tabloja demografike jashtëzakonisht negative është ndoshta sfida më e madhe që duhet të kapërcejmë për të ruajtur veten si komb, tha Cvetan Spasov, kreu i Organit Drejtues të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë Sociale, në një..

botuar më 25-05-27 9.46.PD
Në Vërshec, Presidenti Rumen Radev, mori pjesë në Takimin e 20-të të Mediave Bullgare Jashtë Vendit

Presidenti falënderoi mediat për ruajtjen e lidhjes midis komuniteteve bullgare jashtë vendit dhe atdheut

Na pëlqen të themi se Bullgaria shtrihet për aq sa ka bullgarë. Që kjo hapësirë ​​shpirtërore, këta kufij shpirtërorë të Bullgarisë, të jenë të gjallë dhe të shëndetshëm, duhet të ketë një lidhje të fortë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit...

botuar më 25-05-27 9.17.PD

Mjekë të rinj dhe të ardhshëm nga gjashtë qytete protestuan për paga të mira

Studentët e mjekësisë, mjekët e rinj dhe specialistët mjekësorë nga gjashtë qytete – Sofja, Plovdivi, Pleveni, Burgasi, Varna dhe Stara Zagora, protestuan njëkohësisht për paga më të larta, kushte të mira pune dhe orare të rregulluara pune, njoftoi..

botuar më 25-05-27 9.06.PD