Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe bashkon përfaqësues të 34 mediave nga 25 vende.

Në hapje, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Kirill Vëllçev, ngriti çështjen e nevojës që Bullgaria të ofrojë urgjentisht një program për mbështetje sistematike për mediat bullgare jashtë vendit, siç e zbaton me sukses për shkollat. Ai kujtoi se gazetarët mbartin njohuritë e sotme, ashtu si mësuesit përcjellin njohuritë e djeshme.

"Shpresoj që takimi i këtij viti i mediave bullgare do të bëhet një shembull se si çdo bullgar, kudo që të jetë në botë, është i rëndësishëm për vendin dhe shoqërinë tonë", shkroi Kryeministri Rosen Zheljazkov në përshëndetjen e tij për pjesëmarrësit.
Në fjalimin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, theksoi rolin e Radio Bullgarisë, e cila mban një lidhje të gjallë me bullgarët jashtë shtetit. Ai përmendi edhe podkastin “Ura e Besimit”, i cili prezanton bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare jashtë vendit, të cilin Radio Bullgaria e krijon në bashkëpunim me Dioqezën Ortodokse Bullgare të Evropës Perëndimore dhe Qendrore dhe “Gazeta e Kishës”, organi zyrtar i shtypur i Kishës Ortodokse Bullgare, njoftoi reporteri i Radio Bullgarisë, Joan Kolev.

Kryeredaktorja e revistës bullgaro-hungareze për kulturën dhe jetën publike "Hemus" Svetlla Kjoseva theksoi në fjalën e saj përfitimet e takimeve të tilla, të cilat jo vetëm bashkojnë mediat bullgare të shpërndara në të gjithë botën, por edhe lehtësojnë kontaktet e tyre me institucionet bullgare, njoftoi BTA.

Në hapjen e forumit mori pjesë edhe Simeon Sakskoburggotski, i cili 20 vjet më parë, në cilësinë e Kryeministrit të Bullgarisë, iu drejtua pjesëmarrësve në Takimin e Parë Botëror të Mediave Bullgare në Sofje më 23 maj 2005.

Tradicionalisht, gjatë takimit do të ndahet çmimi i Fondit Kombëtar të Fondacionit "13 Shekuj të Bullgarisë" për kontribut në përhapjen e kulturës bullgare nga mediat në gjuhën bullgare jashtë vendit.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..