Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 2.5 milionë bullgarë e braktisën vendin në 35 vitet e fundit

Foto: BTA

Tabloja demografike jashtëzakonisht negative është ndoshta sfida më e madhe që duhet të kapërcejmë për të ruajtur veten si komb, tha Cvetan Spasov, kreu i Organit Drejtues të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë Sociale, në një forum mbi projektin "Evropa në Ballkan: Së bashku përmes Dijes" në Vërshec.

Sipas të dhënave të paraqitura, të cituara nga BTA, gjatë 35 viteve të fundit, mbi 2.5 milionë njerëz u larguan nga vendi në kërkim të një jete më të mirë - mbi 80% prej tyre me arsim të lartë dhe kualifikime të larta. Cvetan Spasov prezantoi fushatën “Unë zgjedh Bullgarinë”, të zhvilluar në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe të destinuar për bullgarët jashtë vendit. Ajo ofron stimuj financiarë për transportin drejt vendit tonë, sigurim deri në 12 muaj akomodimi dhe shpenzime transporti, mundësi për punësim të subvencionuar dhe organizim të një konsulenti karriere për të gjetur punëdhënësin më të përshtatshëm. "Ne kemi siguruar gjithashtu mundësinë për kurse falas të gjuhës bullgare, përfshirë edhe për anëtarët e familjes, si dhe forma të ndryshme trajnimi", shtoi eksperti.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 qershorin 2025

Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re të shiut dhe në disa rajone, kryesisht në zonat malore, do të bjerë shi. Në ultësirat do të jetë nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 30° dhe 35°, për Sofjen - rreth 30°...

botuar më 25-06-03 7.35.MD

Zëvendëskryeministri Zafirov: Nuk pritet një skenar të zymtë pas miratimit të euros

Nuk pritet një skenar të zymtë pas vënies së euros  në shfrytëzim dhe biznesi është gati të hyjë në Eurozonë. Kjo u bë e qartë në takimin e zhvilluar nga zëvendëskryeministri dhe kreu i BSP-së Atanas Zafirov me punëdhënësit para publikimit më 4 qershor..

botuar më 25-06-03 5.34.MD

Kompani gjermane të mbrojtjes kërkojnë partnerë në Bullgari

Në Sofje një forum bullgaro-gjerman po diskuton mundësinë e investimeve në mbrojtje, njoftoi gazetari i BNR-së Dobromir Videv. Kompanitë gjermane nga sektori i sigurisë dhe mbrojtjes po prezantojnë produktet dhe teknologjitë e tyre me qëllim krijimin..

botuar më 25-06-03 4.29.MD