Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Energjisë Zheço Stankov: Arritjet në ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit janë më shumë se sa pritej

Ministri i Energjisë Zheço Stankov (majtas) dhe Kryeministri Rosen Zheljazkov
Foto: BTA

Ndërtimi i Korridorit Vertikal të Gazit është një simbol i partneritetit evropian, transferimit të teknologjisë dhe krijimit të kooperativave në ndërtimin e rrjeteve të tilla, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov gjatë inspektimit të ndërtimit të Korridorit Vertikal të Gazit. Kryeministri Rosen Zheljazkov, Drejtori Ekzekutiv i Bulgartransgaz Vlladimir Malinov, përfaqësues të gjashtë vendeve pjesëmarrëse në projekt mbërritën gjithashtu në zonën e fshatit Mikrevo, Komuna Strumjani.


Gati 40 km terren i pastruar, 15 km tuba të salduar - 3 km prej tyre tashmë nën tokë, janë rezultatet e arritura deri më tani në kuadrin e projektit, me gjatësi 49 km. Sipas Ministrit, kjo është më shumë se sa pritej.

"Inspektimi i ndërtimit të Korridorit Vertikal të Gazit tregon se vendet që janë partnerë dhe aleatë po krijojnë mundësi për të siguruar diversifikimin dhe transmetimin e gazit", tha Rosen Zheljazkov. Ai shtoi se projekti u jep vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore shumë mundësi që shkojnë përtej kuptimit tradicional të sovranitetit, pavarësisë dhe konkurrencës.


Sipas Vlladimir Malinov, korridori i gazit është një simbol i solidaritetit që të gjitha vendet pjesëmarrëse tregojnë ndaj Moldavisë dhe Ukrainës me qëllim që t'u sigurojnë atyre një furnizim alternativ me gaz natyror të lëngshëm pas ndërprerjes së furnizimeve ruse. Informacioni është i BNR, BGNES dhe BTA.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 majin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës , shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit. Rreth dhe pas mesditës, në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra shiu, më..

botuar më 25-05-29 7.35.MD

Zëvendëskryeministri Atanas Zafirov: Kryeqytetet e Bullgarisë dhe Taxhikistanit duhet të kenë një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë

Nevoja për një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë Sofje - Dushanbe, hapat specifikë për zbatimin e saj, si dhe zgjerimi i eksporteve nga Bullgariapër në Taxhikistan u diskutuan nga Zëvendëskryeministri Atanas Zafirov në takimet në kryeqytetin e..

botuar më 25-05-29 4.31.MD

KNSB: Punonjësit e sektorit publik janë gati të protestojnë

Ka gatishmëri për protesta në të paktën katër ose pesë fusha të sektorit publik me kërkesa për paga më të larta, njoftoi Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Pllamen Dimitrov, raportoi BNR. Sipas analizës..

botuar më 25-05-29 2.58.MD