Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Energjisë Zheço Stankov: Arritjet në ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit janë më shumë se sa pritej

Ministri i Energjisë Zheço Stankov (majtas) dhe Kryeministri Rosen Zheljazkov
Foto: BTA

Ndërtimi i Korridorit Vertikal të Gazit është një simbol i partneritetit evropian, transferimit të teknologjisë dhe krijimit të kooperativave në ndërtimin e rrjeteve të tilla, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov gjatë inspektimit të ndërtimit të Korridorit Vertikal të Gazit. Kryeministri Rosen Zheljazkov, Drejtori Ekzekutiv i Bulgartransgaz Vlladimir Malinov, përfaqësues të gjashtë vendeve pjesëmarrëse në projekt mbërritën gjithashtu në zonën e fshatit Mikrevo, Komuna Strumjani.


Gati 40 km terren i pastruar, 15 km tuba të salduar - 3 km prej tyre tashmë nën tokë, janë rezultatet e arritura deri më tani në kuadrin e projektit, me gjatësi 49 km. Sipas Ministrit, kjo është më shumë se sa pritej.

"Inspektimi i ndërtimit të Korridorit Vertikal të Gazit tregon se vendet që janë partnerë dhe aleatë po krijojnë mundësi për të siguruar diversifikimin dhe transmetimin e gazit", tha Rosen Zheljazkov. Ai shtoi se projekti u jep vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore shumë mundësi që shkojnë përtej kuptimit tradicional të sovranitetit, pavarësisë dhe konkurrencës.


Sipas Vlladimir Malinov, korridori i gazit është një simbol i solidaritetit që të gjitha vendet pjesëmarrëse tregojnë ndaj Moldavisë dhe Ukrainës me qëllim që t'u sigurojnë atyre një furnizim alternativ me gaz natyror të lëngshëm pas ndërprerjes së furnizimeve ruse. Informacioni është i BNR, BGNES dhe BTA.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Disa institucione bashkojnë forcat kundër rritjes së pajustifikuar të çmimeve

Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve po bashkojnë forcat përmes një marrëveshjeje kundër tregtarëve të pandershëm që do të përdorin vendosjen e euros, si dhe periudhën para..

botuar më 25-06-06 12.21.MD

Parashikimi i motit për 6 qershorin 2025

Të premten para mesditës, vranësirat do të ulen përkohësisht, por pasdite do të shfaqen përsëri retë e shiut. Në shumë zona në gjysmën perëndimore të vendit, do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë midis..

botuar më 25-06-05 7.35.MD

PP-ja shqyrton mundësinë e votës së mosbesimit ndaj qeverisë pas 9 korrikut

Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i pakthyeshëm. Kjo u njoftua nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) në një konferencë për gazetarët në Kuvendin..

botuar më 25-06-05 6.31.MD