"Oevatjet për të më sulmuar për shkak se kam shpallur Ligjin për Vënien e Euros janë manipulime të sheshta, sepse nuk ka absolutisht asnjë datë në këtë ligj, ka kushte dhe procedura."Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev para gazetarëve në Bellogradçik, ku mori pjesë në festimin zyrtar të 175-vjetorit të kryengritjes kundër sundimit osman në Bullgarinë Veriperëndimore. Rumen Radev u shpall për një referendum në të cilin qytetarët do të thoshin nëse pajtohen të miratojnë euron në vitin 2026, por kërkesa e tij nuk u vu në votim në Kuvendin Popullor dhe ai e referoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i shtetit pyeti nëse dikush e dinte një vit më parë se qeveria do të kërkonte një raport të jashtëzakonshëm konvergjence pa zhvilluar një fushatë të vërtetë informimi, pa kryer një vlerësim të vërtetë të rrezikut, pa masa, pa gatishmërinë e autoriteteve, pa procedura dhe pa rezerva financiare. Ai shtoi se autoritetet refuzojnë të dëgjojnë zërin e popullit dhe kanë frikë të konsultohen me popullin. “Përpjekjet e Borisovit, Peevskit dhe qeverisë së tyre për të na sugjeruar se inflacioni është nën pragun e kërkuar, për ta paraqitur procesin e vënies së euros në shfrytëzim si një proces në të cilin populli nuk ka zë, është arrogancë demonstrative dhe ata duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat e sjelljes së tyre”, komentoi kreu i shtetit.
Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e mëposhtme:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Rumen Radev
Ne duhet të bashkohemi brenda kuadrit të ligjit për të parandaluar spekulimet me çmimet me pranimin e euros, tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës Rosen Karadimov, në një konferencë për shtyp. "Nuk ka treg spekulativ që është më i..
Avioni i ri trajnues luftarak bullgar F-16 Block 70, i cili mbërriti në Bazën e Tretë Ajrore pranë fshatit Graf Ignatievo më 2 prill, kreu fluturimin e parë të procedurave në vend për pranimin e avionit luftarak shumëfunksional nga forcat ajrore,..
Ne presim një korrje të mirë të grurit cilësor, i cili do të sigurojë kërkesën e brendshme dhe eksportet pas korrjes. Rreth 90% e të korrave janë në gjendje të mirë dhe shumë të mirë, njoftoi zëvendësministri i bujqësisë dhe ushqimit, Janisllav..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..