30% e bullgarëve ose 1.8 milionë njerëz bëjnë pjesë në grupin e familjeve, të cilat nuk kanë qasje në shërbimet bazë energjetike për ngrohje, ftohje, ndriçim dhe furnizim të përshtatshëm me energji për pajisjet shtëpiake, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. 365 mijë të tjerë kanë statusin e klientëve vulnerabël. Njerëzit që nuk janë në gjendje t'i mbajnë shtëpitë e tyre mjaftueshëm ngrohtë përbëjnë rreth 21%.
Në një deklaratë të Këshillit Ekonomik dhe Social theksohet se qeveria po mbetet prapa në aplikimin e mekanizmave për vlerësimin, identifikimin dhe monitorimin e familjeve me varfëri energjetike në vendin tonë. Institucioni rekomandon shtimin e indeksit të inflacionit në formulën për përcaktimin e vijës zyrtare të varfërisë.
Në korrik të vitit të kaluar, çmimi mesatar mujor i energjisë elektrike në Bullgari, Rumani dhe Greqi ishte mbi 110% më i lartë se ai në vendet e Evropës Qendrore si Gjermania, Austria dhe Republika Çeke, siç del qartë nga dokumenti, në të cilin theksohet: “Si rezultat, biznesi bullgar dhe shteti bullgar, nëpërmjet kompensimit që ofron, paguajnë një çmim të padurueshëm të lartë për energjinë elektrike, dhe kjo ka një ndikim jashtëzakonisht negativ në konkurrueshmërinë ekonomike dhe standardin e jetesës.”
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pra mundësia për të hyrë në shkëmbimin e lirë të energjisë elektrike, në të cilin ndërmarrjet kanë marrë pjesë prej vitesh, po shtyhet. Të paktën për tani. Reforma duhej të..
Në një qëndrim drejtuar Presidentit Rumen Radev, Kryetares së Parlamentit Natalija Kiselova dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov, Shoqata e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë shprehu mbështetjen e saj kategorike për anëtarësimin e Bullgarisë në..
Ministrja e financave Temenuzhka Petkova i siguroi institucionet evropiane se miratimi i euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm mbetet një përparësi kryesore për Bullgarinë, njoftoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel. Para..
Hapi më i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë u ndërmor - vendi ynë mori konfirmim zyrtar se i përmbushi të gjitha kriteret e..