Kuvendit Popullor miratoi një vendim unanim mbi përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Deputetët treguan se presin që, në zbatim të Konsensusit Evropian të vitit 2022, Republika e Maqedonisë së Veriut të zhvillojë dhe të paraqesë një Plan Veprimi të synuar për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave që i përkasin Minoriteteve ose Komuniteteve, që shoqëron Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit. Ata theksojnë se Kuvendit Popullor u ofron mbështetje të fortë dhe të palëkundur të gjithë bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe këmbëngul në një trajtim jodiskriminues ndaj tyre.
Kuvendit Popullor u bën thirrje gjithashtu institucioneve të BE-së që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të garantuar të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe ato të komuniteteve të tjera, duke përfshirë të drejtën e tyre për të ruajtur dhe zhvilluar trashëgiminë e tyre kulturore dhe historike, gjuhën, kujtesën stërgjyshore dhe identitetin.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Në Shkup, u fye flamuri trengjyrësh bullgar. Shiritat u grisën nga kurorat e vendosura në varrin e revolucionarit bullgar dhe luftëtarit për lirinë e rajonit gjeografik të Maqedonisë, Goce Dellçev. Sulmi ndodhi në oborrin e manastirit "Shën Spas" në..
Rumania përgatitet të marrë hua për të financuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes Pavarësisht rezultatit të paqartë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Rumani më 4 dhe 18 maj, kreu i përkohshëm i shtetit Ilie Bollzhan njoftoi një..
Këto janë histori maqedonase për natën e mirë. Kështu komentoi për Televizionin Kombëtare Bullgar (BNT) Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov fjalët e kolegut të tij nga Maqedonia e Veriut në lidhje me Korridorin Nr. 8...