7
Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë.
Tradita dikton që dita të jetë plot ngjarje zbavitëse, buzëqeshje fëmijësh dhe muzikë. Festa është një rast për evente të shumta dhe të larmishme në të gjithë Bullgarinë, por për shkak të shkallës së saj, kryeqyteti tërheq interesin më të madh – si të publikut ashtu edhe të mediave.

Më 1 qershor, vendi më i vizituar këtu është ndoshta Kopshti Zoologjik i Sofjes - kopshti zoologjik më i madh dhe më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Ai strehon mbi 300 banorë nga 280 lloje kafshësh. Me rastin e Ditës së Fëmijëve, hyrja është falas si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit.

Kopshti Zoologjik i Sofjes krenohet gjithashtu me një numër rekord kafshësh të porsalindura, duke tërhequr mijëra vizitorë.

Në vitin 2024, atje lindën nëntë ujq të rinj, zebra, elandë dhe disa dele berbere. Primatët, vidrat me kthetra të vogla dhe antilopat addax gjithashtu patën pasardhës. Para afro një viti lindën dy këlyshë të rrëqebullit euroaziatik, një specie në zhdukje.

Në Kopshtin Zoologjik të Sofjes mund të shihen gjithashtu shumë kafshë dhe zogj të egër të shpëtuar, të plagosur në aksidente, ose të rritur ilegalisht nga banorët e qytetit.
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Kopshti Zoologjik i Sofjes (zoosofia.eu), BTANga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për..
81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se..