Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç fat të gjithëve në turizëm - le të jetë një verë për t'u mbajtur mend! Faleminderit mijëra njerëzve që ishin me ne në koncertin në Pomorie", tha ministri i turizmit Mirosllav Borshosh në hapjen zyrtare.
Në sfondin e perëndimit të diellit dhe zhurmës së valëve të detit, në plazhin jugor të Pomorie u prezantua premiera e këngës "I lirë" - kënga e re nga Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm", e cila përcaktoi tonin për verën e vitit 2025.
Pjesa zyrtare përfshinte ngritjen e Flamurit Kombëtar të Bullgarisë dhe Flamurit Blu të Portit të Peshkimit, si shenjë e standardeve të larta mjedisore dhe praktikave të qëndrueshme në turizëm. U organizua gjithashtu një mëngjes informal për trupin diplomatik, i ndjekur nga një turne në atraksionet turistike të qytetit, duke përfshirë Varrin Trak me Kupolë dhe Muzeun e Kripës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: tourism.government.bg
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..