Që nga fillimi i agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, mbi 30000 bullgarë, kryesisht nga rajoni Zaporozhie, jetojnë nën pushtimin e përkohshëm rus, thekson ministri i jashtëm Georg Georgiev në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetëve nga PP-DB, njoftoi BTA. Të drejtat themelore të të ashtuquajturve bullgarë tavrianë kufizohen sistematikisht, përfshirë të drejtën e tyre për të mësuar bullgarisht. Ministri thekson se mësimi i bullgarishtes në shkollat shtetërore në territoret e pushtuara është i ndaluar në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ai jep shembullin e shkollave bullgare të së dielës në Melitopoll dhe Berdjansk, të cilat u detyruan të ndërpresin mësimin me pjesëmarrje fizike, si dhe mbylljen e një prej institucioneve kryesore arsimore që jep mësim bullgarisht në Ukrainë - Liceut Bullgaro-Ukrainas në Primorsk.

Në letër gjithashtu theksohet se Rusia shfrytëzon të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë fushat e arsimit dhe kulturës, për propagandë politike dhe veprime hibride kundër të ashtuquajturave shtete armike.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mfa.bg, primlicey.ucoz.ua
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..