Bullgaria është e vlerësuar sipas meritave të saj për përmbushjen e kritereve të konvergjencës së Maastrihtit, gjë që tregon ngjashmërinë e ekonomisë bullgare me kërkesat e Bashkimit Evropian për qëndrueshmëri dhe stabilitet, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas një takimi me komisionerin evropian për ekonominë dhe prodhitarinë, zbatimin dhe thjeshtimin Valldis Dombrovskis, njofton BTA. Vendimi për heqjen e derogimit që ekziston që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Anëtarësimin tonë në BE pritet në korrik, në mënyrë që të mund të prezantojmë euron nga 1 janari 2026, tha gjithashtu kryeministri. Sipas fjalëve të tij, kjo nuk do të thotë që Bullgaria po braktis monedhën e saj kombëtare: "Përkundrazi - po i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane, por mbi të gjitha ekonomia bullgare, financat bullgare janë të qëndrueshme dhe po i afrohen sa më shumë kritereve evropiane për stabilitet dhe qëndrueshmëri."
Nga ana e tij, Valldis Dombrovskis theksoi se vendi ynë përmbush katër kushtet e rëndësishme për t'u bashkuar me eurozonën, njoftoi BGNES. "Bashkimi me eurozonën kërkon shumë përpjekje dhe pajtueshmëri me rregullat, si dhe angazhim nga autoritetet", shtoi ai.
Sipas komisionerit evropian, rritja ekonomike e vendit tonë është dyfishuar që nga anëtarësimi në BE, gjë që flet për përfitimet e konvergjencës dhe anëtarësimit. "Bullgaria dhe populli duhet të jenë krenarë për këtë arritje, por zhvillimi nuk duhet të ndalet. "Euroja do të ofrojë përfitime praktike për qytetarët dhe kompanitë bullgare - ne tashmë po shohim ndikimin transformues në vend, ka shumë sinjale pozitive për investitorët", tha gjithashtu Valldis Dombrovskis.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Belgjika dhe Holanda do të transferojnë falas 7 minapastruese të tipit “Tripartite” në Bullgari, raportoi Naval News, duke cituar Ministrinë belge të Mbrojtjes. Vendimi u miratua nga qeveria belge më 12 shtator. Kushti është që Bullgaria të..
Pronari rus i një anijeje mallrash që transportoi nitrat amoniumi që shkaktoi një shpërthim shkatërrues në portin e Bejrutit në vitin 2020 është arrestuar në Bullgari. Igor Greçushkin kërkohet nga Interpoli së bashku me kapitenin e anijes,..
Partneriteti ekonomik u diskutua në një takim midis Presidentit Rumen Radev dhe Zëvendësministrit kinez të Tregtisë Lin Ji. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të një delegacioni kinez të biznesit, i cili po viziton Sofjen për sesionin e 18-të..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev...
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të..