Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Atdheu ynë i dashur"

Foto: pixabay

Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha Hristovës, fitoi çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar të muzikës pop “Orfeu i Artë”. Po në të njëjtin vit, legjenda Emill Dimitrov regjistroi hitin e tij “Atdheu im, Bullgaria ime”. Pak më vonë shfaqet “Atdheu ynë i dashur”, e njohur me vargjet e para të tekstit nga poeti Ivan Genov: “Udhëtar i dashur, udhëtar i ri”.

Në dekadat e fundit, emri i kompozitorit të saj – Dimitër Petkov (1919–1997) – është pothuajse i harruar. Ndoshta për shkak të karrierës së tij të shquar deri më 10 nëntor 1989, Petkov mbajti poste të rëndësishme drejtuese në kulturën e Bullgarisë socialiste, u dekorua me urdhra dhe titujt më të lartë.
Dimitër Petkov
Ai ishte autor i këngëve të njohura, veprave muzikore-skenike, veprave për orkestër, oratori, kantata, mbi 1000 miniaturave vokale për kor dhe fëmijë, muzikë për filma e shumë të tjera. Këngët e tij nga Rodopet mbi tekste popullore janë pjesë e rëndësishme e repertorit të koreve bullgare, por disa tituj të oratorive dhe kantatave, si “Legjenda e Shtatorit”, “Kantatë për miqësinë” apo “Komunistët”, sot ngjallin pikëpyetje.

Megjithatë, Petkov është gjithashtu autor i shumë këngëve të bukura për kor fëmijësh dhe miniaturave solistike, shumica mbi vargje të poetëve të njohur bullgarë dhe të huaj.

Hit-i i tij i vetëm i njohur kalon një rrugë të komplikuar. Origjinali i "Udhëtar i dashur" është shkruar për kor fëmijësh mbi një tekst, që padyshim i përmbushte kërkesat ideologjike të regjimit të asaj kohe. Të rinjtë e sotëm fare nuk do ta kuptonin hipokrizinë në mesazhin drejtuar "udhëtarit të ri, që ka nisur të shohë botën". Por nga viti 1944 deri në 1989 shumica e bullgarëve e kanë pasur të vështirë të realizojnë një dëshirë të tillë. Udhëtimi jashtë vendit ishte për të përzgjedhurit.
Lea Ivanova
Versioni për kor fëmijësh i "Atdheut tonë të dashur" u pëlqye nga publiku dhe Dimitër Petkovi vendosi ta kthente në hit në skenën popullore, duke ia besuar… Lea Ivanovës! Sipas kompozitorit, pikërisht me zërin e saj teksti nuk do të tingëllonte klishe. Kjo zgjedhje shfaq shije të rafinuar dhe profesionalizëm të admirueshëm, por Lea – "prima e swingut" e jashtëzakonshme, nuk ishte aspak e përshtatshme sipas pushtetit "popullor". 

Lea Ivanova regjistron këngën e Dimitër Petkovit në vitin 1972. Performanca përfshihet në filmin dokumentar "Lea këndon dhe qesh" të regjisorit Grisha Ostrovski. Megjithatë, pushteti "arreston" regjistrimin, i cili u transmetua për herë të parë nga BNT-ja në vitin 2000.


Në librin biografik të Lea Ivanovës "Duhet të kem dy jetë" është botuar teksti muzikor i këngës "Atdheu ynë i dashur" me një dedikim personal nga kompozitori Dimitër Petkov.

Pas ndalimit të regjistrimit të Leas, ai nuk dorëzohet dhe vendos t’ia besojë këngën (në një aranxhiment të ri nga Najden Andreev) këngëtares së re Ani Pavllova. Në fillim të vitit 1973 BNT-ja shpall këngën "Atdheu ynë i dashur" si melodinë e vitit – një nga rastet e rralla në historinë e klasifikimit kur mendimet e jurisë profesionale dhe të shikuesve përputhen plotësisht.

Ky hit patriotik i sjell Anit Pavllovës jo vetëm popullaritet dhe dashuri kombëtare, por edhe titullin "artiste e merituar", për të cilin muzikantë si Emill Dimitrov, Margret Nikollova, Jordanka Hristova, Lili Ivanova kishin pritur për vite me radhë. Me zërin e bukur dhe të butë të Pavllovës, kënga bëhet himni jozyrtar kombëtar.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: arkiva, pixabay


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Për gjërat e bukura" – një tjetër mesazh pozitiv nga Ljubo Kirov

Ljubo Kirov vazhdon të këndojë për gjëra të bukura – ky është madje titulli i këngës së tij të fundit. Pas mesazheve pozitive qëndrojnë autori i tekstit Ljubo Kirov dhe kompozitori i muzikës Bojan Hristov. Në aranzhim, kitaristi Angell Djullgerov la..

botuar më 25-06-02 6.55.PD

"Dragana dhe bilbili"

Kompozitori, dirigjenti dhe folkloristi i shquar Filip Kutev krijon një sintezë emblematike midis muzikës popullore bullgare dhe asaj klasike. Fillimi është vënë në vitin 1951, kur është themeluar Ansambli Shtetëror për këngë dhe valle popullore (sot..

botuar më 25-05-30 6.00.PD
Hristo Pavllov

Gatishmëria e publikut tërheq interpretuesit me famë botërore në vendin tonë

Mungesa e kuadrove – një nga problemet kryesore në tregun e punës në Bullgari – del në pah në mënyrë tepër të qartë nëse hedhim një sy mbi përbërjen e orkestrave simfonike në kryeqytet dhe në provincë. Rreth 50 me 50 është raporti midis bullgarëve dhe të..

botuar më 25-05-29 7.30.PD