Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të ndihmojnë në drejtime të ndryshme dhe në situata krizash, është e drejtorisë “Sport dhe veprimtari rinore” të Bashkisë.
803 të rinj nga mosha 15 deri në 29 vjeç janë përfshirë në një anketë anonime për përcaktimin e interesave të tyre dhe gatishmërisë për t’u përfshirë në veprimtari të ndryshme vullnetare. Ekipet që marrin pjesë në iniciativë do të ndihmojnë të moshuar, fëmijë, të rinj dhe persona me aftësi të kufizuara, do të kujdesen për kafshë në strehimore ose në rrezik, si dhe në fushata për adoptimin e kafshëve të rrugës. Do të marrin pjesë gjithashtu në aksione për pastrim, mbjellje të pemëve, luleve dhe shkurreve.
Të rinjtë kanë shprehur gatishmëri për vullnetarizëm edhe gjatë ngjarjeve kulturore, sportive dhe festivaleve, si dhe për të ndihmuar gjatë krizave, të lidhura me evakuime ose kërkime njerëzish.
Nga bashkia e kryeqytetit theksojnë se çdo i ri midis 15 dhe 29 vjeç, që dëshiron të përfshihet, duhet të dërgojë formularin e anketës dhe deklaratën për përpunimin e të dhënave personale në emailin: mladi@sofia.bg. Për personat nën 18 vjeç kërkohet edhe deklaratë miratimi nga prindi. Pjesëmarrësit në SOfia HELPers do të marrin periodikisht nga bashkia e kryeqytetit buletin me iniciativa dhe misione, në të cilat mund të përfshihen.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Bashkia e kryeqytetit, Pixabay
Agjencia e Infrastrukturës Rrugore njoftoi se aktivistët mjedisorë kanë tërhequr ankesat e tyre dhe kanë mbyllur çështjet që lidhen me ndërtimin e seksionit të fundit të papërfunduar të Autostradës Struma përmes Grykës së Kresnës. Duke pasur parasysh..
Ministri i Punëve të Jashtme Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski, duke e informuar zyrtarisht atë për vendimin e Parlamentit Bullgar të miratuar më 30 maj 2025 mbi progresin e Republikës..
Kina është vendi që përfiton më shumë nga politika e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, tha për CNN presidenti bullgar Rumen Radev.Lidhur me luftën në Ukrainë, Radev beson se po afron momenti kur “Ukraina mund të mbetet pa njerëz për të luftuar”...
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan..
Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga..