Vendpushimi Pamporovo në Rodopet premton emocione dhe aventura të paharrueshme gjatë muajve të ngrohtë. Sezoni i ri hapet më 20 qershor. Edhe këtë verë, adhuruesit e pushimit aktiv do të rrisin adrenalinën e tyre në Parkun Aventuror "Penda", ku, pranë jastëkut të ajrit për kërcime, do të hapet një atraksion i ri – një teleferik alpin 350 metra i gjatë. Parku ofron një kombinim aktivitetesh sportive – kopsht litarësh, teleferik për fëmijë, slackline (ecje mbi një shirit elastik për ruajtjen e ekuilibrit), zonë fitnesi, kënd lojërash, pistë familjare për biçikleta, shtigje pyjore për vrapim, peshkim dhe hapësira për relaks.
Çiklistë nga Bullgaria dhe nga jashtë vendit do të përshkojnë sërish Parkun e Çiklizmit Pamporovo – një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, me mbi 80 kilometra pista. Kalendari sportiv i pushimores përfshin edhe garën spektakolare “Pamporovo Bike Fest” në fund të korrikut, e cila çdo vit mbledh çiklistë malorë të nivelit të lartë. Në dispozicion të turistëve janë edhe teleferikët që lidhin resortin me majën Snezhanka. Gjatë muajve të ngrohtë, teleferiku do të transportojë pushues që dëshirojnë të ngjiten në pjesët e larta të malit për freski dhe shëtitje në ajrin e pastër kristal.
Pritjet janë për një sezon të fortë veror me turistë kryesisht bullgarë, dhe 80% prej tyre pritet të mbërrijnë pa ndërmjetësimin e agjencive turistike. Parashikimet janë gjithashtu për një rritje të vizitorëve nga Rumania, Turqia dhe Greqia - një trend i parë tashmë dimrin e kaluar. Ekziston gjithashtu një interes i fortë për itineraret e përditshme verore të ecjes të udhëhequra nga ciceronë malorë, me gjatësi dhe nivele vështirësie të ndryshme - nga 30 minuta deri në 8 orë.
Në muajt e ardhshëm, vendpushimi Pamporovo do t’i japë rëndësi edhe turizmit shëndetësor, ndërsa në fund të qershorit do të jetë mikpritës i një konference shkencore lidhur me trajtimin e klimës, njofton BTA. Turistët mund të shijojnë dy hotele me pesë yje, të cilat ofrojnë programe mjekësore gjatë gjithë vitit të përqendruara në trajtimin klimatik, terapitë antistres dhe rehabilitimin. Mikroklima lokale me përqendrime të larta të fitoncideve dhe joneve negative kontribuon në efektivitetin e procedurave.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: pamporovo.me
Në cepin më jugperëndimor të Bullgarisë, lart në malin Ograzhden, gjendemi në një copëz parajse të dalë nga përrallat – në fshatin magjepsës Dolene. Çdokush që vjen këtu mbetet i habitur, sepse pamja është shumë e pazakontë për shumicën e fshatrave..
"Rritet, por nuk plaket". Motoja e kryeqytetit tonë është vërtetuar me kalimin e kohës si plotësisht e vërtetë – Sofja po zhvillohet dhe po bëhet një qytet i bukur evropian pavarësisht problemeve që haset. Dhe po rritet jo vetëm në aspektin e..
Udhëtimet me lokomotiva me avull, të cilat BDZ (Hekurudhat Shtetërore Bullgare) i organizon me raste të ndryshme dhe festa për dashamirësit e trenave të vjetër, u bënë traditë. Treni që fishkëllen, që lëshon shumë avull dhe tym dhe bilbili i tij i..
Në cepin më jugperëndimor të Bullgarisë, lart në malin Ograzhden, gjendemi në një copëz parajse të dalë nga përrallat – në fshatin magjepsës Dolene...