Sofja, Bllagoevgradi dhe Plovdivi kanë dendësinë më të lartë të popullsisë për kilometër katror në vendin tonë, njofton BGNES.
Pesëdhjetë e tetë persona për kilometër katror jetojnë në vendin tonë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave për fundin e vitit të kaluar. Në zonat e urbanizuara, dendësia e popullsisë është 1214.7 persona për kilometër katror - 6.2 më pak se në vitin 2023. Dendësia më e lartë në zonat e urbanizuara raportohet në rrethet e qyteteve Sofja (kryeqyteti) - 5022 banorë për km katrorë, Bllagoevgrad - 1999.2 dhe Plovdiv - 1830.9, dhe më e ulëta - në rrethet e qyteteve Vidin - 534.9, Dobriç - 565.5 dhe Tërgovishte - 613.6.
Që nga 31 dhjetori 2024, territori i Bullgarisë, i llogaritur në bazë të modeleve digjitale të hartës kadastrale të vendit, është 110 996.76 km katrorë.
Sipas metodës së përdorimit të përhershëm të tokës, sipërfaqja më e madhe është e zënë nga territoret bujqësore - 54.5%, dhe pyjet - 33.3% e sipërfaqes totale të vendit. Territoret e urbanizuara mbulojnë gati 5279.4 km katrorë ose 4.8% të territorit të vendit. Madhësia e zonave të mbrojtura është 2288.88 km katrorë ose 2.06%.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..