Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në të cilën Parlamenti Bullgar do të marrë presidencën e organizatës për një periudhë njëvjeçare, njoftoi shërbimi i shtypit i Parlamentit. Në një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kisellova theksoi se Bullgaria mbështet vazhdimisht Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.
Ajo gjithashtu shprehu besim se të dyja vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku për ndërtimin e përshpejtuar të Korridorit VIII.
"Ekziston një potencial i pashfrytëzuar në lidhje me kontaktet midis përfaqësuesve të biznesit, promovimin e mallrave bullgare në tregun shqiptar dhe anasjelltas, si dhe me promovimin e formave aktive të bashkëpunimit të investimeve, shkëmbimin e informacionit mbi prokurimin publik në fushën e infrastrukturës, ndërtimit, energjisë", beson Kisellova. Ajo vuri në dukje se një nga sektorët më dinamikisht në zhvillim në marrëdhëniet dypalëshe është turizmi, i cili është i rëndësishëm si për ekonominë, ashtu edhe për afrimin midis dy popujve.
Natalija Kisellova theksoi gjithashtu pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri si një urë të rëndësishme miqësie dhe një faktor në forcimin e besimit të ndërsjellë midis dy vendeve. "Bullgaria vlerëson të gjitha përpjekjet që Shqipëria ka bërë për të mbrojtur të drejtat e pakicave me Ligjin për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të miratuar në vitin 2017", theksoi Natalija Kisellova.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: parliament.bg
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova uroi kontingjentin ushtarak bullgar nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) me rastin e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Ajo mori pjesë në një ceremoni zyrtare në Prishtinë...
Në Shkup, u fye flamuri trengjyrësh bullgar. Shiritat u grisën nga kurorat e vendosura në varrin e revolucionarit bullgar dhe luftëtarit për lirinë e rajonit gjeografik të Maqedonisë, Goce Dellçev. Sulmi ndodhi në oborrin e manastirit "Shën Spas" në..
Rumania përgatitet të marrë hua për të financuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes Pavarësisht rezultatit të paqartë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Rumani më 4 dhe 18 maj, kreu i përkohshëm i shtetit Ilie Bollzhan njoftoi një..