Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, raporton BTA.
Ruajtja e vetëdijes bullgare jashtë vendit kërkon përpjekje të përditshme si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga komunitetet bullgare jashtë vendit, tha Kisellova. Ajo i përgëzoi të gjithë bullgarët për kontributin e tyre personal në njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri dhe në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave bullgare.
Natalija Kisellova shprehu gjithashtu besimin e saj se organizatat e bullgarëve që jetojnë në Shqipëri do të ruajnë angazhimin e tyre për ruajtjen dhe transmetimin e vlerave, gjuhës, zakoneve dhe kulturës bullgare. Ajo gjithashtu u uroi bullgarëve në Shqipëri që të mos e harrojnë Bullgarinë dhe t'ia kalojnë dashurinë e tyre për atdheun e tyre historik brezave të rinj.
Kisellova dha një intervistë për Radio Televizionin Kombëtar Shqiptar. Gjëja më e mirë për rajonin e Ballkanit është që të gjitha vendet të jenë pjesë e BE-së, tha ajo, dhe theksoi se nuk ka garanci më të mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon sesa anëtarësimi në BE dhe NATO.
Mësoni më tepër për bullgarët në Shqipëri nga arkivi ynë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Kuvendi PopullorGjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert e tyre për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka..
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend..
Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës..