Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës Ndërkombëtare EXPO 2025 në Osaka të Japonisë. Prezantimi ynë përqendrohet në bujqësinë e qëndrueshme, përzgjedhjen e bimëve dhe zhvillimin e ushqimeve me vlerë të lartë, duke përfshirë ushqimet hapësinore.
"Bullgaria është një vend i vogël, por ka arritje të rëndësishme në fusha prioritare si seleksionimi i bimëve dhe prodhimi i ushqimeve hapësinore", theksoi zëvendësministrja e bujqësisë dhe ushqimit Llozana Vasileva në hapjen e aktivitetit në pavijonin bullgar.
U prezantuan edhe përzgjedhjet më të fundit të bimëve të Institutit të Kulturave Perimore “Marica” pranë Akademisë Bujqësore. Midis tyre janë varietetet e domateve "Zemër Rozë", "Zemër e Kuqe" dhe "Shkëlqim Rozë", të cilat konsiderohen ndër më të shijshmet në botë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mzh.government.bgMbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 14 milionë leva për pajisje dhe furnizime për t'u përballur me fatkeqësitë. Fondet janë ndarë në kuadër të një projekti të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, tha Ministri i Çështjeve..
Që nga fillimi i vitit, janë paguar61,850,999 euro në bazë të skemave të ndihmës shtetërore për fermerët bullgarë. Të dhënat janë nga faqja e internetit e Fondit Shtetëror "Bujqësia". Sipas informacionit në faqen e internetit, nga 16 tetori deri më..
Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni..