Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës Ndërkombëtare EXPO 2025 në Osaka të Japonisë. Prezantimi ynë përqendrohet në bujqësinë e qëndrueshme, përzgjedhjen e bimëve dhe zhvillimin e ushqimeve me vlerë të lartë, duke përfshirë ushqimet hapësinore.
"Bullgaria është një vend i vogël, por ka arritje të rëndësishme në fusha prioritare si seleksionimi i bimëve dhe prodhimi i ushqimeve hapësinore", theksoi zëvendësministrja e bujqësisë dhe ushqimit Llozana Vasileva në hapjen e aktivitetit në pavijonin bullgar.
U prezantuan edhe përzgjedhjet më të fundit të bimëve të Institutit të Kulturave Perimore “Marica” pranë Akademisë Bujqësore. Midis tyre janë varietetet e domateve "Zemër Rozë", "Zemër e Kuqe" dhe "Shkëlqim Rozë", të cilat konsiderohen ndër më të shijshmet në botë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mzh.government.bgAgjencia Bullgare e Investimeve dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë po nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi që do t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis Bullgarisë dhe Japonisë. Të dyja vendet po kërkojnë..
Një sërë institucionesh – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Ministria e Brendshme, si dhe deputetë të Kuvendit Popullor, kanë marrë një angazhim të qartë: të përmirësojnë..
Gjatë vitit 2024, Bullgaria ishte në vendin e parafundit në BE së bashku me Estoninë për nga Konsumi Individual Faktik (KIF) për frymë. Ky tregues i rëndësishëm për mirëqenien materiale të familjeve është më i ulëti në Hungari – 72% e fuqisë blerëse..
Agjencia Bullgare e Investimeve dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë po nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi që do t'i japë një shtysë të..