Një komitet iniciative, i mbështetur nga partia opozitare "Vëzrazhdane", organizoi një protestë në Sofje përpara selisë së njërës prej partive në pushtet GERB. Demonstruesit duan një referendum për datën e bashkimit me eurozonën. Protesta kërkon gjithashtu dorëheqjen e qeverisë. Bomba tymi u ndezën përpara ndërtesës, ku ndodhen shumë zyra të tjera dhe televizioni bTV, raportoi BTA.
"Duam të themi se nuk pajtohemi me politikën e partisë në pushtet dhe jo vetëm këtu në Bullgari, po flasim në një aspekt global, nuk pajtohemi me politikën e BE-së në këtë botë që po globalizohet. Ekziston një kërcënim real për depersonalizimin e identitetit bullgar, të moralit bullgar, të traditave bullgare, në përgjithësi, të gjithçkaje që Bullgaria ka arritur", i tha një nga protestuesit një gazetari të BNR-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Ministria e Transportit planifikon të blejë 20 trena pasagjerësh që punojnë me biodizel. Ata do të plotësojnë kërkesat për lëvizshmëri të dyfishtë, pasi mund të furnizohen edhe me naftë të rregullt. Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i..
Konflikti ushtarak midis Izraelit dhe Iranit kërcënon sigurinë e të gjithë rajonit, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov dhe shprehu shpresën se nuk do të ketë më përplasje në shkallë të plotë. "Sepse tjetra do të thotë një luftë vërtet..
Sipas një sondazhi të realizuar nga “Sova Haris” në qershor, fushata informative e qeverisë për anëtarësimin në eurozonën nuk është bindëse, transmeton BTA. Sipas të njëjtit sondazh, 60.1% e bullgarëve besojnë se me heqjen e levës shteti humb..
Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga..