Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria deklaroi se nuk ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë nga përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Foto: BTA

Nuk ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për Bullgarinë pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, njoftoi Këshilli i Ministrave.

Pas sulmeve të gjera izraelite ndaj objektivave strategjike në Iran, situata aktuale në Izrael është e qetë. Njerëzit lëvizin lirshëm nëpër rrugë, njoftoi për Radio Bullgaria gazetarja Vesella Rajçinova – drejtoreshë e Sallonit të Artit “Seli” dhe organizatore e Festivalit Ndërkombëtar “Shpirti bullgar në Tokën e Shenjtë”. Rajçinova citoi mediat izraelite, sipas të cilave nga Irani u lëshuan dronë, të cilët u kapën nga mbrojtja ajrore e shtetit hebre.

Bullgaria duhet të qëndrojë neutrale. Kështu u shpreh kryetari i partisë “Demokratët për një Bullgari të Fortë”, Atanas Atanasov, duke komentuar se çfarë qëndrimi duhet të mbajë Bullgaria në krizën aktuale. Sipas deputetit, në këtë fazë nuk ka rreziqe për sigurinë kombëtare bullgare. “Zhvillimet atje janë të planifikuara nga të dyja palët. Sigurisht, shërbimet tona të inteligjencës duhet të ndjekin me kujdes situatën dhe të informojnë institucionet shtetërore,” shtoi Atanasov.

Partia “Vëzrazhdane” doli me një deklaratë parlamentare kundër sulmeve izraelite ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..

botuar më 25-11-04 7.35.MD
Rumen Radev dhe Prof. Hristo Pimpirev

Flamuri kombëtar iu dorëzua Ekspeditës së 34-të Bullgare në Antarktidë

Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..

botuar më 25-11-04 3.14.MD

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare: Bankat në Bullgari janë gati për euron

Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...

botuar më 25-11-04 2.28.MD