Një personalitet karizmatik, me një ndjesi të hollë për humorin dhe një përceptim të maturisë dhe estetikës- kjo është ajo që bën përshtypje në takimin e parë me gazetarin, përkthyes dhe prezantues televiziv Georgi Angellov. Studimi i thelluar dhe përdorimi i rrjedhshëm i gjuhës franceze e bëjnë Georgi Angellov një nga përkthyesit më të mirë të letërsisë bashkëkohore franceze në gjuhën bullgare. Pikërisht përkthimi nga bullgarishtja në frëngjisht i hapi rrugën drejt radios dhe më pas drejt gazetarisë televizive. Sot ai është prezantuesi i një prej emisioneve televizive më të ndjekura. Megjithatë, pak njerëz e dinë se rruga profesionale e prezantuesit filloi nga Redaksia Franceze e Radio Bullgarisë. Sot, si gazetar, Angellov është mirënjohës për mundësinë që pati të punojë në Radion Kombëtare Bullgare që para vitit 1989. Prania e tij në Redaksinë Franceze të Radio Bullgarisë ishte e shkurtër, por la gjurmë të paharrueshme në paletën e kujtimeve të përkthyesit dhe drejtues të programeve:
“Hapi im i parë në Radion Kombëtare Bullgare ishte në Radio Varna, kur si student bënim programe për turistët e huaj gjatë verës - kishte frëngjisht, gjermanisht, anglisht, rusisht etj. Pastaj, tashmë në Sofje, nuk mbaj mend saktësisht se si arrita atje, me shumë mundësi më kishte rekomanduar ndonjë koleg, sepse atëherë ishte mjaft e vështirë, veçanërisht për dikë të hynte në një institucion kombëtar si radioja, ishte një vend shumë i veçantë. Punova për një kohë relativisht të shkurtër, mezi zgjati një vit. Në atë kohëpunonim me kaseta magnetike dhe në korridore ndodheshin disa kuti të posaçme, të quajtura “drossel”, ku fshihej regjistrimi ekzistues nga kaseta, në mënyrë që ajo të ripërdorej. Dëgjuesit tanë ishin kryesisht në Afrikën e Veriut… Materialet dhe lajmet na u dhanë në bullgarisht dhe na u desh ta përkthenim pikërisht ashtu siç na u dhanë. Pastaj, i përkthyer në gjuhën përkatëse, përkthimi u kontrollua përsëri nga një redaktor, në mënyrë që të mos shtonim aksidentalisht ndonjë fjalë të papërshtatshme në të. Nuk kishte asnjë mundësi për kreativitet, përveç vetë përkthimit, i cili është një vepër krijuese në vetvete."
Georgi Angellovi hyri shpejt në punën e një përkthyesi dhe folës. Falë zotërimit dhe shprehjes së mirë të gjuhës frënge, ai menjëherë qëndroi para mikrofonit dhe kështu i zotëroi hollësitë e punës në studio.
„Përmes radios, për herë të parë u njoha me përkthimin e specializuar, me të cilin më pas vazhdova të merrem. Kam përkthyer në forume të specializuara dhe si përkthyes simultan. Profesioni im i vërtetë është më shumë përkthyes, sesa prezantues. Ndërsa paraqitjet e mia televizive janë njëkohësisht hobi dhe profesioni im kryesor“, thotë Gjergji Angellov dhe vazhdon:
"Më pëlqen shumë ajo që bëj, qoftë të drejtoj programe televizive, qoftë të gërmoj kanale. Leximi është një pasion i madh i imi, nuk mund të fle as natën pa lexuar disa faqe, zakonisht njerëzit që më njohin e dinë që gjithmonë kam një libër në çantën time. Sa i përket përkthimit, ka libra që me të vërtetë më tërheqin vëmendjen dhe më mbajnë të përqendruar për një kohë të gjatë, por ka edhe të tjerë që më duken të mërzitshëm dhe i përkthej me më pak kënaqësi. Por kjo është punë, punë e vështirë. Gjuha duhet mbajtur gjithmonë në formë – kam parasysh si bullgarishten, ashtu edhe frëngjishten. Duhet të jesh gjithmonë në nivel, të ndjekësh risitë që shfaqen"
"Edhe në vendin tonë, shkrimtarët janë tashmë personalitete shumë të njohura dhe shumë të pritura kudo. Por në Francë, kulti ndaj shkrimtarit ekziston prej kohësh; ata kanë dalë prej kohësh nga anonimiteti dhe janë bërë figura kryesore në shoqëri" – reflekton Georgi Angellov mbi ngjashmëritë midis Bullgarisë dhe Francës:.
"Kam pasur shumë takime me shkrimtarët që përkthej. Takimi im më i paharrueshëm ishte me shkrimtarin Michel Tournier. Pata mundësinë të takohem me të për plot tre muaj – të bisedonim, të diskutonim mbi temat. Ishte një njeri jashtëzakonisht interesant dhe tepër i ditur. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për përkthimin e librit konkret mbi të cilin po punoja, por edhe për zhvillimin tënd personal si njeri. Një gjë është ta përkthesh një shkrimtar përmes faqeve të tij, dhe diçka krejt tjetër është kur ke pasur kaq shumë biseda të thella me të. Filozofia e tij, mënyra e të shprehurit, mënyra e të menduarit – të gjitha këto të ndihmojnë të rritesh edhe ti si person."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BNT, BNR, Facebook Georges/Anguélov
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju njohim me monedhat euro bullgare, të cilët do të “flasin” për historinë dhe shpirtin kombëtar. Në minutat i kushtuara muzikës, ju prezantojmë këngën "Atje, në kthese". Kjo është..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Më trego një përrallë” nga Miro. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:38 - Lajme 11:38 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Qyteti ynë” nga grupi "Tangra". Ju urojmë minuta të këndshme! • 01:38 - Lajme • 13:23 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Më trego një përrallë” nga Miro. Ju..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju njohim me monedhat euro bullgare, të cilët do të “flasin” për historinë dhe..