Mbi 420 milionë euro u dërguan nga bullgarët që punojnë jashtë vendit tek të afërmit dhe miqtë e tyre në tremujorin e parë të vitit. Shuma është 66 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare Bullgare, më shumë fonde dërgohen nga diaspora në SHBA.
Në tremujorin e parë, paratë e marra nga bullgarët në SHBA arritën në 77.6 milionë euro. Pas SHBA-së është Gjermania, me 76 milionë euro të dërguara, dhe Mbretëria e Bashkuar me 74.2 milionë euro. Bullgarët në Spanjë dërguan 40.6 milionë euro tek të afërmit dhe miqtë e tyre në periudhën janar-mars. Paratë që bullgarët jashtë vendit dërgojnë në vendin tonë shkojnë kryesisht në konsum, gjë që rrit të ardhurat nga TVSH-ja në thesarin e shtetit. Familjet që mbështeten nga jashtë i shpenzojnë paratë në vendbanime më të vogla, gjë që ka edhe një efekt pozitiv në bizneset lokale, thanë ekspertët për bTV.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay
Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..
Bullgaria plotëson kërkesat për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në fushën e arsimit. Në raportin e paraqitur, Komiteti për Politikë Arsimore i OECD-së nënvizon se Bullgaria i përmbush kërkesat në fushën e..
"Ngjarje të këtij lloji kontribuojnë në përcaktimin e një të ardhmeje të përbashkët – të mbështetur në qetësi, urtësi dhe respekt të ndërsjellë mes kombeve", tha ministri bullgar i kulturës, Marian Baçev, gjatë forumit “Diplomacia e mrekullive –..
Bullgaria, si një anëtare e kahershme dhe e përgjegjshme e BE-së dhe si kryesuese e ardhshme me rotacion e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën..
Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se Sofja kurrë nuk i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, njoftoi..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel..