Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Bulgaria Wants You" dhe nevoja emocionale e bullgarëve për t'u kthyer në atdhe

Foto: FB/Bulgaria Wants You

Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe mundësitë për realizim të denjë dhe një jetë të mirë këtu. Edhe pse, sipas tyre, mijëra bullgarë janë kthyer në atdhe pas ngjarjeve në Gjermani, Angli, Itali, Spanjë etj., ata presin të shohin rezultatet e vërteta të përpjekjeve të tyre pas një dekade.

Një veprimtari e madhe në Sofje me moton "Bullgaria në pesë oqeane" ishte mënyra për të festuar 5-vjetorin e fillimit të iniciativës "Bullgaria ka nevojë për ty".Në këtë aktivitet morën pjesë kompani dhe institucione bullgare nga fusha të ndryshme, të cilat synojnë të tërheqin në ekipet e tyre kuadro të rinj dhe ambiciozë që kërkojnë realizimin e tyre profesional në vendin tonë.

Ivan Hristov

"Standardi dhe përfitimet sociale në Bullgari tashmë janë mjaft të mira dhe të larta që njerëzit të fillojnë të kthehen. Pse e them këtë? Te një pjesë e madhe e njerëzve me të cilët u takuam jashtë vendit ekziston një nevojë emocionale për t'u kthyer – theksoi në një intervistë për Radio Bullgarinë një nga themeluesit e iniciativës, Ivan Hristov, por shtoi: – Kjo nevojë emocionale duhet të përputhet me kushtet praktike për t’u realizuar. Aktualisht po vëzhgojmë dy procese që janë fakte dhe jo çështje deklaratash populiste apo dëshirash personale. Njëra nga këto është se Bullgaria po zhvillohet ngadalë dhe me stabilitet, po ecën përpara, të ardhurat e njerëzve po rriten dhe papunësia po ulet. Procesi i dytë, për të cilin duhet të jemi jashtëzakonisht të sinqertë, është se Evropa për momentin nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Për shkak se ne po ecim lehtë përpara, ndërsa Evropa po ngec disi, po i arrijmë më shpejt se sa do të ndodhte ndryshe. Kjo është një arsye pse shumë njerëz do të donin të ktheheshin, përfshirë edhe nga Gjermania, sepse gjërat për të cilat bashkatdhetarët tanë u larguan drejt Gjermanisë, tashmë nuk mund t'u ofrohen më atje."

Fushata po arrin qëllimet e saj, por Ivan Hristov mbetet realist – ndryshimet e mëdha nuk realizohen brenda tre apo pesë vitesh, ndërsa Bullgaria për momentin përballet me një problem serioz, i cili lindi që në agimin e Periudhës së Tranzicionit.

"Lajmet e këqija për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit social, lufta në rrugë dhe mungesa totale e rregullave janë të vendosura që në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar – nga vetë ne. Edukuam një brez që mendon se një makinë e mirë të jep përparësi në trafik; i njëjti brez mësoi se sa më shumë para të kesh, aq më i pandëshkueshëm ndihesh. Prandaj, frytet që po korrim tani janë pikërisht ato që kemi mbjellë atëherë."

Ivan Hristov dhe Andrej Arnaudov

Në kundërshtim me të gjitha këto, Ivan Hristov dhe Andrej Arnaudov krijuan edhe "Lëvizjen për një kauzë kombëtare" – paraardhësin e iniciativës aktuale:

"Dëshironim të hapnim sytë e bullgarëve që ata të kenë një qëllim kombëtar. Sepse jemi një nga pak vendet në Ballkan që kohët e fundit nuk ka një të tillë. Por më e rëndësishmja është pjesa e dytë – ajo duhet të lidhet me rritjen e popullsisë dhe luftën kundër zbrazjes së vendit. "Bulgaria wants you” është diçka si versioni i dytë i këtij projekti, sepse nga njëra anë donim të mbështesnim rritjen pozitive të popullsisë, ndërsa qëllimi ynë i dytë është të bëjmë ashtu siç bën e gjithë Evropa – të sjellim njerëz nga jashtë. Pamë që jashtë vendit ka rreth 3 milionë bullgarë që kanë nevojë të vijnë në Bullgari dhe të na ndihmojnë të ecim përpara."

Përvoja e suksesit profesional dhe e jetës personale, e zhvilluar në Bullgari, u ndanë nga bullgarë të suksesshëm nga fusha të ndryshme, përfshirë edhe ikonën e kinemasë dhe teatrit bullgar, Cvetana Maneva. Ajo ishte e ftuar në skenën "Mësime dhe suksese", së bashku me aktorin bullgar Samuel Finci, i cili po krijon një karrierë të jashtëzakonshme në Gjermani.

Cvetana Maneva

"Çdokush dëshiron që vendi i tij të jetë i bukur, i pasur, mikpritës dhe punëtor, sepse Bullgaria është çështje ndjesie. Në një vend të thellë, ku thonë se ndodhet shpirti, ajo qëndron. Ky është vendi im dhe shteti im, dhe mendoj se jo vetëm unë ndiej një ndjenjë të tillë. Bullgaria meriton çdo gjë të mirë."

Mbetet shpresa që më shumë bullgarë jashtë vendit të ndiejnë në shpirt thirrjen e Atdheut. Deri atëherë, "Bulgaria Wants You" do t’u kujtojë atyre se ka arsye për t’u kthyer dhe për të ndërtuar lumturinë e tyre këtu.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto:BTA, Facebook/Bulgaria Wants You




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ruan pozitat e tij në renditjen Impact Rankings 2025

Në renditjen e publikuar më 18 qershor ngaRenditja e Ndikimit 2025 nga Times Higher Education ( Impact Rankings 2025 e Times Higher Education), për të gjashtin vit radhazi, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" është i renditur në vendet nga..

botuar më 25-06-18 12.14.MD

Mbi 5 mijë bullgarë të papunë kanë filluar punë sezonale në Evropë që nga fillimi i vitit

Punësimet në sektorin e shërbimeve po rriten, ndërsa po ulet kërkesa për fuqi punëtore në sektorët tradicionalisht më të përfaqësuar te ne si ai agrar dhe industrial. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (IKS) tregojnë këtë prirje,..

botuar më 25-06-18 7.00.PD

Për të katërtin vit në Shqipëri – Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..

botuar më 25-06-17 12.44.MD