Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë, e cila dëshmon se mund të zbatojë me sukses reformat në emër të së ardhmes evropiane të rajonit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë një takimi në Tiranë me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, njofton zyra për shtyp e presidencës. Gjatë takimit, Rumen Radev theksoi se Shqipëria është një shembull pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe me përpjekjet dhe përparimin e saj tregon se sa e rëndësishme është që shtetet të vlerësohen mbi bazën e arritjeve të tyre në procesin e integrimit evropian.
Përmirësimi i konektivitetit rajonal është thelbësor për rritjen e sigurisë, theksuan të dy presidentët, duke veçuar rëndësinë strategjike të ndërtimit të Korridorit të Transportit Nr. 8 ndërmjet Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë.
Radev përgëzoi Begajn për realizimin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri në vitin 2023 në përputhje me standardet evropiane, si dhe për kushtet që institucionet shqiptare ofrojnë për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe respektimin e të drejtave të pakicës kombëtare bullgare në vend.
Hapja e një instituti kulturor bullgar në Shqipëri dhe e një instituti kulturor shqiptar në Bullgari u theksua si një hap i rëndësishëm, për të cilin duhet të punohet.
U nënvizua gjithashtu interesi i të dyja palëve për të zhvilluar marrëdhënie miqësore në të gjitha nivelet – ekonomi, investime, siguri dhe mbrojtje, në arsim, shkencë, kulturë dhe turizëm.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Presidenca
Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..
Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..
Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..