Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë, Poloni. Ai theksoi se kur sektori i "Bujqësisë" perceptohet si modern dhe me potencial për zhvillim, ai bëhet më tërheqës për sipërmarrësit e rinj.
Sipas tij, në Bullgari popullsia në zonat rurale vazhdon të bjerë, por pavarësisht kësaj pjesa e fermerëve të rinj është në rritje, gjë që tregon potencialin për ripërtëritje të qëndrueshme.
Masat më efektive mbi të cilat duhet të punohet për të tërhequr të rinjtë në bujqësi janë kombinimi i mbështetjes financiare, arsimit, qasjes në resurse dhe një mjedisi të përmirësuar jetese.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe UshqimeveTë premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..