Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhesika Leshnikov – Bullgaria dhe bullgarët janë magjepsës!

Mbesa e të famshmit Asparuh Leshnikov-Ari është krenare për emrin e gjyshit të saj dhe rrënjët e saj bullgare

Xhesika Leshnikov
Foto: Bulfoto

Në fund të majit, këngëtarja britanike e operës Xhesika Leshnikov ishte në Bullgari për të marrë pjesë në paraqitjen e librit të parë biografik, kushtuar gjyshit të saj – këngëtarit dhe artistit bullgar Asparuh Leshnikov-Ari. Për Radio Bullgarinë, Xhesika ndau se, megjithëse në Mbretërinë e Bashkuar emri i saj tingëllon mjaft ekzotik, ajo është shumë krenare për të: “Gjatë gjithë jetës më është dashur ta shqiptoj me kujdes mbiemrin tim. Gjithmonë, kur flas në telefon, ose kur njihem me dikë… mund të jetë paksa e bezdisshme, por unë e dua këtë mbiemër dhe mënyrën si më lidh me prejardhjen time bullgare.”

Foto nga paraqitja e librit për Ari Leshnikov në NDK më 20 maj – Xhesika me Esil Duran

Xhesika e njeh gjyshin e saj vetëm nga tregimet e babait dhe gjyshes së saj: 

“Ka qenë një personalitet i fortë, shumë i ndershëm, shumë i drejtë. Dhe shumë autentik. Gjithmonë është përpjekur të jetë vetvetja. Shumë simpatik, shumë i kujdesshëm ndaj familjes dhe miqve, ndaj njerëzve që i donte. Babai im e kujtonte si një baba të mirë – të butë, por të fortë dhe të fuqishëm. Dhe gjyshja ime ka qenë marrëzisht e dashuruar me të…”

Familja Leshnikovi në Angli: Simeon, An, Xhesika dhe Nansi

Rrënjët e saj janë hebraike dhe bullgare, çfarë pjesë e saj është angleze?
“Në fakt nuk kam prejardhje angleze. Teknikisht kam prejardhje franceze, irlandeze, bullgare, hebraike, greke, turke, pak italiane, si dhe prejardhje nga Azia Jugore – përmes nënës sime, kam paraardhës nga India.”

Dhe çfarë ka qenë babai i saj – djali i Asparuh Leshnikov?

“Babai im ishte ilustrator komercial, ka studiuar për piktor. Kur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, filloi shkollën, dhe në moshën 16-vjeçare hyri në kolegjin e arteve pamore. Pastaj filloi punën, por më parë duhej të kryente shërbimin ushtarak. Kur u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, gjeti punë si ilustrator dhe me këtë siguronte jetesën. Në të vërtetë ishte shumë, shumë i talentuar. Trashëgoi shpirtin krijues të babait të tij në një mënyrë tjetër – në artin pamor, në vend të muzikës.”



Dhe çfarë është mendimi i saj për bullgarët dhe Bullgarinë?

“Janë magjepsës! Absolutisht mahnitës! Historia e këtij vendi – sa më shumë mësoj për të, aq më shumë kuptoj sa e pasur është! Dhe është plot me tregime të mrekullueshme, mitologji dhe zakone – gjëra që i njoh si hebreje. Këtë vit, më 1 mars, shkova në një koncert të korit bullgar në Londër. Ata mirëpritën pranverën më 1 mars dhe paraqitën disa rituale që janë praktikuar në Bullgari për shumë vite. Ishte absolutisht e mrekullueshme. Dhe sigurisht, këndimi i këngëve popullore bullgare është mahnitës. I mrekullueshëm!”

Delfin Leshnikov – gruaja e parë e Asparuhit dhe gjyshja e Xhesikës

Dhe si e ndjen muzikën e gjyshit të saj – Asparuh Leshnikov?

“Është e mrekullueshme. E shkëlqyer – nuk i fsheh emocionet e saj Xhesika. – Kisha shumë fat që në Gjermani u njoha me një njeri, i cili gjatë disa viteve të fundit ka koleksionuar këngët e gjyshit tim. Ai ka kërkuar regjistrime nga Shellac Records dhe i ka dixhitalizuar, kështu që arrita të dëgjoj rreth 90 nga këngët bullgare të gjyshit tim, të cilat për fat të keq shumica e njerëzve në Bullgari nuk i njohin. Dhe secila prej këtyre këngëve është e bukur. Ai ka pasur shumë fat që ka punuar me disa nga muzikantët më të mirë në vend, si dhe në Gjermani. Me të vërtetë mund të dëgjosh se cilësia e interpretimit dhe këndimit të tij është në një nivel shumë të lartë, dhe unë jam absolutisht e dashuruar me ndikimin e xhazit, me përzierjen e xhazit, muzikës nga periudha e Republikës së Vajmarit dhe këngëve tradicionale bullgare. Kjo është shumë e pazakontë dhe është e trishtueshme që shumica e njerëzve nuk e kanë dëgjuar kurrë këtë muzikë.”



Xhesika shpreson që së shpejti të vijë përsëri në Bullgari dhe të aplikojë për shtetësi bullgare.

“Dua të gjej një mënyrë për të mbështetur muzikën që gjyshi im ka regjistruar, por edhe të kontribuoj me diçka për jetën kulturore në Bullgari, si dhe të promovoj muzikën bullgare në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe jo vetëm muzikën popullore, por muzikën e gjyshit tim, muzikën e interpretuesve të tjerë që kanë qenë të njohur gjatë dekadave. Si dhe muzikën klasike bullgare – e dini, ajo nuk është mjaftueshëm e njohur në Perëndim. Ne njohim shumë muzikë ruse, por nuk dimë mjaftueshëm për kompozitorët bullgarë. Kjo është diçka për të cilën me të vërtetë do të doja të ndihmoja, nëse mundem.”



Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto:arkiv personal i Xhesika Leshnikovit, Bulfoto, BTA – arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Apo jo" - mesazhi për të qenë proaktivë në jetën tonë të përditshme

Pas një pauze, të lidhur me ndryshimet në formacion, grupi Nana & The Gang  u kthye me një këngë të re. Vlladi Zidarov – bateri, miksim dhe masterizim, Miro Gajdarski – bas dhe Ilijana Jordanova – vokal, prezantojnë "Apo jo" – një këngë me një..

botuar më 25-05-22 8.25.PD

Për të 56-ën herë, Javët e Muzikës në Sofje i joshin dashamirësit e muzikës me ngjarje emocionuese

Javët Muzikore të Sofjes janë një nga forumet kulturore më jetëgjata dhe të afirmuara në Bullgari. Pavarësisht vështirësive të shumta në historinë e tij mbi 50-vjeçare, festivali vazhdon të gëzojë interesin e mijëra dashamirësve të muzikës klasike nga e..

botuar më 25-05-21 8.00.MD

Kori i Përzier i Radios Kombëtare Bullgare do të këndojë në bazilikën “San Klemente” në Qytetin e Përjetshëm më 23 maj

Tradicionalisht, më 24 maj – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe e letërsisë sllave, festohet në Romë, ku vepra e mësuesve të parë sllavë mori bekimin e Papës Adrian. Në përbërjen e..

botuar më 25-05-21 7.30.PD