Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12 janar 2023.
Rregullat e ndryshuara ndikojnë në kërkesat e cilësisë së ujit dhe prezantojnë masa kundër humbjeve në tubacionet e ujit. Është vërtetuar se mesatarisht 30% e ujit të pijshëm humbet gjatë shpërndarjes tek konsumatorët.
Procedurat vazhdojnë kundër Bullgarisë dhe tre vendeve të tjera për mosrespektimin e rregullave evropiane të zhurmës, duke përfshirë masat e duhura të planifikimit urban dhe mbrojtjes nga zhurma, informoi KE. Rregullat përcaktojnë që vendet duhet të miratojnë hartat e ndotjes akustike në vendbanimet e mëdha, përgjatë linjave kryesore hekurudhore, rrugëve kryesore dhe rreth aeroporteve kryesore, të cilat do të ofrojnë një bazë për identifikimin e masave për të zvogëluar ndotjen akustike.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Komisioni EvropianTë martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të ultësirave dhe pranë baseneve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev. Kleriku fitoi popullaritet të gjerë me kauzën fisnike së cilës i kushtoi jetën - për t'u dhënë ngrohtësi,..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes..