Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i jashtëm theksoi se “identiteti dhe gjuha maqedonase” nuk kanë lidhje me integrimin e Shkupit në BE

Georg Georgiev
Foto: BGNES

E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES.

“Formulime si “njohje e identitetit maqedonas” dhe “njohje e gjuhës maqedonase” nuk janë kategori të së drejtës ndërkombëtare që i nënshtrohen njohjes dhe nuk janë pjesë e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE, as të dispozitave që lidhen me procesin e zgjerimit”, theksoi kryediplomati bullgar.

Ministri Georgiev shtoi gjithashtu se “rekomandime të tilla nuk gjenden në rezolutat e tjera për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian.”

Deklarata e ministrit u bë në lidhje me shpresat e shprehura nga përfaqësuesit shtetërorë në Shkup, se në raportin e Parlamentit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit evropian do të përfshihet një formulim për ekzistencën e një “identiteti dhe gjuhe maqedonase shekullore”.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Unioni i Gjyqtarëve paralajmëroi për një kërcënim nga një program kompjuterik antivirus

Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..

botuar më 25-11-26 12.06.MD
Bojko Borisov

Sipas shumicës në pushtet, protestat nuk do ta ndalin vendin në rrugën drejt eurozonës

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..

botuar më 25-11-26 11.47.PD

Kryeministri mbështeti planin e paqes për Ukrainën para “Koalicionit të të gatshmëve“

Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..

botuar më 25-11-26 9.34.PD