Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 20 qershorin 2025

Temperaturat do të bien, priten reshje dhe në disa zona ekziston rrezik për breshër

Foto: BTA

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore dhe Lindore, do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe stuhi me bubullima. Ekziston mundësia për breshër. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, në rajonet lindore nga verilindja, që përkohësisht do të forcohet dhe do të sjellë ajër më të freskët. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 29 dhe 34°C, në kryeqytet rreth 29°C.

Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe stuhi me bubullima. Ekziston rrezik për breshër. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 23°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 14°C.

Në bregdetin e Detit të Zi, në vende të veçanta do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja, e cila do të dobësohet dhe më vonë do të orientohet nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 24 deri në 29°C. Temperatura e ujit të detit është 22-23°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Të shtunën, do të ketë dhe intervale me diell, por do të zhvillohen vranësira grumbulluese. Në disa rajone të Bullgarisë Qendrore dhe në malin Stara Pllanina do të ketë reshje të shoqëruara me bubullima.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eurogrupi rekomandoi që Bullgaria të miratojë euron nga 1 janari 2026

Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..

botuar më 25-06-20 8.41.PD

Shumë muzikë dhe surpriza në Plovdiv me "Francofolies"

Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..

botuar më 25-06-20 5.00.PD
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe

Presidenti i Eurogrupit pret një konsensus për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë

Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. "Unë besoj se hyrja e Bullgarisë në еurozonë do të jetë..

botuar më 25-06-19 6.08.MD