Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Foto: BTA

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi gazetarja Maria Fileva. Ligji i jep të drejta Komisionit për Mbikëqyrje Financiare dhe Bankës Popullore Bullgare të mbikëqyrin licencimin dhe aktivitetet e pjesëmarrësve në këtë treg.

Opozita kundërshtoi mundësinë e parashikuar që Komisioni për Mbikëqyrje Financiare (KMF) jo vetëm të vendosë gjoba financiare, por edhe të bllokojë faqe interneti nëse vlerëson se ka shkelje. Shkak për kundërshtimet u bë fakti që para leximit të dytë u hoq teksti që parashikonte urdhër të gjykatës pas kërkesës së komisionit.

“Pse po hiqni kontrollin gjyqësor dhe po i jepni të drejtë KMF-së që sipas vlerësimit të saj, pa vendim gjyqësor, të hyjë në çdo kompani dhe të vendosë kufizime që mund të shndërrohen në censurë dhe të kenë pasoja shumë të pafavorshme dhe dëme?”, kritikoi Martin Dimitrov nga PP-DB.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 nëntorin 2025

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..

botuar më 25-11-24 7.35.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen

Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..

botuar më 25-11-24 6.42.MD
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova

Zëvendëspresidentja: Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për refugjatët

Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..

botuar më 25-11-24 6.11.MD