Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi me 40 vota "pro", 19 "kundër" dhe 10 "abstenime" projektraportin mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
Të gjitha propozimet bullgare u hodhën poshtë, përfshirë përdorimin e "identitetit modern maqedonas", jo "të lashtë", siç këmbënguli Shkupi. Në fund, megjithatë, pati një kompromis - amendamenti i lobuar nga fqinjët tanë jugperëndimorë nuk u përfshi.
Eurodeputeti bullgar nga grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë dhe "Ka një popull të tillë", Ivajllo Vëllçev komentoi për Radio Bullgarinë:
"Ky votim sigurisht që nuk mund të shihet si diçka e këndshme për Bullgarinë, pasi hodhi poshtë amendamentet, përveç çështjes së identitetit, që kishin të bënin me përmendjen e rrahjes së z. Pendikov, dënimin e z. Georgievski, këtë ligj retrograd që ndaloi në mënyrë retroaktive klubet bullgare të mbanin emrat që zgjedhin vetë."
Me pjesëmarrjen aktive, ose më saktë, me "mospjesëmarrjen" aktive të grupit "Patriotët për Evropën" nën diktimin e përfaqësuesve të tyre nga Hungaria nga partia e Viktor Orbanit, në fund të fundit rezulton se propozimet tona u shpifën.
“Dhe për ta përmbyllur të gjitha, u prish një marrëveshje që kishte ekzistuar midis grupeve të ndryshme - për ta hedhur në votim përfshirjen e fjalës "modern" (ose bashkëkohor - shënim i redaktorit) përpara se të përmendej gjuha dhe identiteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Çfarë ndodhi –marrëveshja ishte për t’u bërë në sallë një "amendament me gojë", të cilin unë e kundërshtova javën e kaluar, sepse i njoh lojërat e aparatit, dhe përvoja parlamentare bullgare na ka mësuar disa gjëra, dhe deklarova se për ne, paraqitja e amendamenteve me gojë është absolutisht e papranueshme. Kolegët nga PPE-ja, të Gjelbrit, socialistët dhe “Rinovo Evropën” deklaruan se nuk do t'i kundërshtonin këto amendamente. Sepse procedura është që kur propozohen amendamente të tilla, një përqindje e caktuar e të pranishmëve, sot ishin 5 persona, mund t'i kundërshtojnë ato dhe ta bllokojnë këtë amendament. Sot, një rol të rëndësishëm luajtën anëtarët e "Patriotëve për Evropën". Ajo që kuptuam është se veçanërisht midis përfaqësuesve hungarezë po zhvillohet një ofensivë e madhe për të rrëzuar këto amendamente tona bullgare. Dhe se eurodeputetët hungarezë kanë marrë udhëzime nga niveli më i lartë - Kryeministri i tyre - për të votuar në këtë mënyrë. Ata fjalë për fjalë bënë punën "e pistë". Dhe pastaj grupi i tyre votoi "abstenim" për raportin dhe në të njëjtën kohë nuk votoi amendamentet bullgare", e përmblodhi Ivajllo Vëllçev ekskluzivisht për Radio Bullgarinë takimin e mbajtur para disa orësh.
"Marrëdhëniet e ngrohta midis kryeministrave të Hungarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk janë sekret për askënd. Pyetja që më shqetëson më shumë është se kaq shumë njerëz në Bullgari e adhurojnë personalitetin e zotit Orban dhe e paraqesin atë si mikun e tyre, si një person të afërt... Do të doja t'u drejtohesha të gjithë atyre që thonë - ai është miku im personal: telefonojeni sot, shkruajini një mesazh personal, pyeteni pse pala hungareze mori një vendim të tillë sot", kështu Ivajllo Vëllçev bëri një aludim indirekt ndaj faktorëve politikë në Bullgari.
Aktualisht, të gjithë përfaqësuesit bullgarë, pavarësisht dallimeve të tyre të brendshme politike, janë të bashkuar, është kategorik eurodeputeti. Çfarë na pret - në korrik, në seancën e Parlamentit Evropian në Strasburg, grupi i PPE-së, i mbështetur nga Socialistët dhe Demokratët, "Rinovo Evropën" dhe të Gjelbrit, kanë ndërmend të riparaqesin propozimet bullgare. Ato do të mbështeten edhe nga familjet politike ku bëjnë pjesë partitë bullgare "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe "Vëzrazhdane".
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES, Parlamenti Evropian, BTA
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..
Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh shqetësim për tensionin në rritje në rajon dhe rreziqet e mundshme për paqen dhe sigurinë..
Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën e SEECP Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i mbajtur në Tiranë nën presidencën shqiptare, përfundoi pa miratimin e deklaratës së..
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë..
Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh..