Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëheqjet në PP-DB vazhdojnë

| rinovuar më 25-06-26 11.28.PD
Georgi Klisurski
Foto: BTA

Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur".

Bashkëpartiaku i tij, Stoill Mollov, gjithashtu njoftoi se paraqiti kërkesë për ndërprerjen e anëtarësimit të tij në PP, njoftoi BGNES. "Si një demokrat i sinqertë dhe person me bindje të djathta, mendoj se janë të nevojshme dorëheqje të tjera, sepse përveç Kirill Petkovit, ka të paktën edhe tre persona të tjerë që bënë jashtëzakonisht shumë për të na kthyer ne – anëtarët e partisë dhe gjithë komunitetin demokratik – në një objekt talljeje në sytë jo vetëm të shumicës së korruptuar, por edhe në sytë e njerëzve tanë të afërt", shkroi Mollov në Facebook.

Një ditë më parë, më 25 qershor, Kirill Petkov dha dorëheqjen si bashkëkryetar i PP-së dhe si deputet. Petkov e arsyetoi vendimin e tij me marrjen e përgjegjësisë politike pas skandalit me kryebashkiakët e lagjeve “Mlladost” dhe “Ljulin” dhe dy këshilltarë bashkiakë, të cilët gjithashtu u larguan nga PP me akuza se ndaj tyre ushtrohet presion për të manipuluar prokurimet publikë dhe për të devijuar fonde financiare drejt arkës së partisë.

Komisioni i Antikorrupsionit kreu kontrolle në Bashkinë e Sofjes. Pas kontrolleve, Prokuroria e Qytetit të Sofjes akuzoi katër persona për marrje ryshfeti dhe pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal. Pasoi arrestimi i nënkryetarit të Bashkisë së Sofjes, Nikolla Barbutov, përgjegjës për “Politikat Evropiane, aktivitetin ndërkombëtar dhe turizmin”. Atij iu ngritën dy akuza – për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal dhe për premtim ryshfeti, njoftoi agjencia BTA.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit

Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas..

botuar më 25-06-23 3.02.MD

Inxhinieria Hapësinore po fiton popullaritet në Bullgari

Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar, kur u regjistruan 16 studentë. Gjatë dy viteve të para, studiohen disiplinat themelore të..

botuar më 25-06-23 1.08.MD
Ministri Georgi Tahov

Ministri Georgi Tahov ndodhet në Luksemburg për një takim të Këshillit të BE-së për bujqësinë dhe peshkimin

Sot (23 qershor) dhe nesër (25 qershor), Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian për bujqësinë dhe peshkimin, i cili do të mbahet në Luksemburg. Këshilli është planifikuar të..

botuar më 25-06-23 11.16.PD