Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të universitetit në Taraklia, Moldavi. Kjo u bë e ditur pas një takimi midis drejtuesve të të dy institucioneve. Së shpejti pritet të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi.
Në fillim të shtatorit do të hapet zyrtarisht viti i parë akademik për studentët e degës së Universitetit të qytetit Ruse në Taraklia. Ata do të ndjekin studimet në shtatë programe të ndryshme – pedagogjike, teknike dhe ekonomike, njoftoi korrespondentja e BNR, Asja Pençeva.
"Presim mbi 100 studentë të pranuar në vitin e parë, që sipas mendimit tim është një fillim shumë i mirë, dhe me kënaqësi do ta ndajmë hapjen e vitit të ri akademik me BNR", tha rektorja e Universitetit të Ruses, doc. Desisllava Atanasova. Drejtori i Përgjithshëm i BNR, Milen Mitev, njoftoi gjithashtu për një ceremoni të ardhshme për fituesit e konkursit për ese, organizuar nga BNR për nxënësit nga komuniteti bullgar në Moldavi dhe Ukrainë.
"Ne kemi ambicien dhe qëllimin që t'ua dorëzojmë çmimet fituesve të këtij konkursi në një koncert, të cilin do të donim ta organizojmë së bashku me Universitetin e Ruses në Taraklia, në degën e tyre atje. Në këtë mënyrë, do ta kombinojmë hapjen e vitit akademik me një ngjarje të këndshme që do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis komuniteteve bullgare në Moldavi dhe Ukrainë dhe vendit tonë."
Në ceremoninë që do të mbahet në fillim të shtatorit do të marrë pjesë edhe nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Asja Pençeva
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të..