Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov jep dorëheqjen nga Parlamenti, mbetet anëtar i thjeshtë i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin"

Kirill Petkov
Foto: BTA

“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook ish-bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov, i cili javën e kaluar njoftoi dorëheqjen si bashkëkryetar dhe deputet. Sipas fjalëve të tij, me këtë vendim ai vendos një standard të ri në politikën bullgare – që liderët politikë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e anëtarëve të vet.

Vendimi vjen në sfondin e një skandali korrupsioni, pas akuzave nga kryetarë rajonalë dhe këshilltarë bashkiakë në Sofje, të cilët pretendojnë se u përballën me presion nga përfaqësues të udhëheqjes së partisë lidhur me prokurimet publike.

Dje, gjatë një mbledhjeje gati tetëorëshe të Këshillit Kombëtar, u vendos që Asen Vasilev të jetë udhëheqës i vetëm i partisë deri në shtator, kur do të mbahet Mbledhja e Përgjithshme për zgjedhjen e një drejtimi të ri.

Kirill Petkov mbetet anëtar i thjeshtë i partisë dhe nuk do të kandidojë më për pozita drejtuese, njoftoi gazetarja Maria Fileva.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Nikollova

Shkatërruan një kanal për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm nga Turqia deri në Serbi

Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..

botuar më 25-11-06 3.08.MD

Rifillon ndërtimi i lidhjes hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit

Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..

botuar më 25-11-06 2.53.MD

Një anije misterioze ruse lundroi deri në bregdetin bullgar

Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...

botuar më 25-11-06 9.48.PD