Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6% rritje e turistëve në kulmin e verës 2025 – Bullgaria mbetet destinacion i preferuar

Foto: nesebar.bg

Në vitin 2025, turizmi bullgar ruan rritje të qëndrueshme, pavarësisht sfidave globale. Sipas analistëve, në muajt në vijim pritet një numër rekord vizitorësh të huaj si rezultat i tregjeve tona të qëndrueshme ndërkombëtare dhe rikuperimit të destinacioneve turistike kyçe. Tendencat tregojnë një rritje prej 6% gjatë korrikut dhe gushtit, ndërsa inflacioni nuk ka ndikim të konsiderueshëm mbi çmimet dhe kërkesën. Dhe më tej: tranzicioni i ardhshëm drejt euros perceptohet pa tronditje në sektorin tonë të turizmit, deklaroi për Radio Bullgarinë drejtori i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm, Rumen Draganov. Ai komentoi gjithashtu ndikimin e ngjarjeve botërore mbi degën

Rumen Draganov

“Ngjarjet në Lindjen e Mesme, për momentin, nuk ndikojnë ndjeshëm turizmin bullgar, kuadri makro mbetet i njëjtë, pra, ne do ta mbyllim vitin me rreth 13 milionë e 720 mijë vizitorë të huaj. Lidhur me uljen që kemi nga tregu i Izraelit, supozojmë se ajo do të kompensohet, dhe madje në masë shumë të madhe, duke qenë se presim një rritje nga ky treg pas rikthimit të fluturimeve nga aeroporti “Ben Gurion”.”


Parashikimet bazohen mbi të dhëna konkrete: gjatë vitit 2024, Bullgaria regjistroi 13,1 milionë vizitorë të huaj dhe 25 milionë udhëtime të brendshme. Rikthimi i pritur i fluturimeve nga Izraeli, i cili është një treg kyç për vendin tonë, do të mbështesë rritjen e parashikuar. Dega llogarit gjithashtu edhe në kompensim nga tregje tradicionale si Gjermania, Britania e Madhe dhe Rumania. Sipas Draganovit, sektori funksionon brenda një “kornize të qëndrueshme” me ritme të qëndrueshme. Ndërsa në lidhje me rezervimet paraprake dhe politikën e çmimeve, ai sqaroi:



“Në përgjithësi, kemi shumë rezervime të mira për verën. Kjo u konfirmua edhe para më pak se tre javësh, kur këtu ishin rreth 200 operatorë turistikë, agjenci dhe shitës nga Gjermania, Zvicra, Polonia, Britania e Madhe dhe ata konfirmuan një interes shumë të madh për sezonin aktual veror drejt Bullgarisë. Kështu që do të kemi rritje të numrave në lidhje me tregjet nga këto vende. Dhe në përgjithësi, aktualisht ne po ecim me rreth 4% rritje krahasuar me vitin e kaluar. E posaçërisht për muajt korrik dhe gusht, presim që kjo rritje të jetë 6%. Përveç kësaj, ne i mbajmë çmimet e vitit të kaluar. Kjo është pjesë e suksesit të turizmit bullgar në lidhje me tregjet ndërkombëtare. Kërcimet e mëdha të inflacionit ishin në vitet e kaluara.”

Sipas Rumen Draganovit, ruhet ritmi i udhëtimeve intensive të bullgarëve: “Në total, udhëtimet e tyre jashtë vendit do të jenë rreth 8,5 milionë, krahas 25 milionë udhëtimeve të bullgarëve brenda Bullgarisë.” Lidhur me futjen e ardhshme të euros në vendin tonë, eksperti theksoi se sektori prej kohësh funksionon me euro në kontratat me operatorët turistikë të huaj dhe se kalimi nuk do të ndryshojë çmimet:



“Turizmi punon me monedha të huaja. Në mënyrë të veçantë punojmë me euron, më parë punonim me markën gjermane. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë. Të gjitha çmimet tona janë në euro dhe nuk pritet asnjë tronditje në këtë drejtim. Gjërat janë normale, turizmi ynë është i qëndrueshëm,” tha në përfundim Rumen Draganov.

Shihni më shumë nga Arkivi i Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Desisllava Semkovska

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: BGNES, Aeroporti i Sofjes, nesebar.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Raportohet rritje e kërkesës për euro midis konsumatorëve bullgarë

Interesi për shkëmbimin e levave me euro është rritur me më shumë se 50% pas raporteve pozitive të konvergjencës së Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane . Kjo u raportua nga financuesi Maks Bakllajan për Radio Varna. Ai shpjegoi..

botuar më 25-06-10 11.26.PD

Statistika Kombëtare raporton një rritje të qëndrueshme të PBB-së prej 3.1%

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. I..

botuar më 25-06-08 4.15.MD

Euroja po vjen: efektet dhe negativet

Hapi më i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë u ndërmor - vendi ynë mori konfirmim zyrtar se i përmbushi të gjitha kriteret e nevojshme nëpërmjet raporteve të konvergjencës së Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian, të..

botuar më 25-06-05 4.08.MD