Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e shtatë “Erasmus+” mbledh në vendin tonë mësues bullgarë nga 11 shtete

Foto: Arkiv

Ndërveprimi mes mësuesit dhe nxënësit është në fokus të javës së shtatë me radhë Ndërkombëtare “Erasmus+”, e organizuar nga Universiteti i Veliko Tërnovos “Shën Kirill dhe Metodij” në ndihmë të shkollave bullgarisht të së dielave jashtë vendit.

Institucioni i lartë arsimor në qytetin tonë të vjetër mbretëror krenarizohet me punën e vet novatore në lidhje me veprimtarinë arsimore dhe metodike, të drejtuar posaçërisht ndaj institucioneve arsimore bullgare jashtë vendit. Partnerë të tij janë rreth 40 përfaqësues të shkollave tona të së dielave në botë, ndërsa këtë vit pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 35 mësues dhe drejtorë nga 11 shtete – Spanja, Greqia, Qipro, Italia, Gjermania, Austria, Turqia, Rumania, Serbia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.



Forumi fillon sot në Korpusin e Pestë të universitetit, ndërsa programi vazhdon deri më 4 korrik me një seri takimesh dhe shkëmbim përvojash të mira midis të gjithë pjesëmarrësve. Në dobi të bashkëpunimit më të mirë është edhe takimi online i organizuar mes studentëve “Erasmus+”, drejtorëve dhe mësuesve nga shkollat bullgare jashtë vendit.



Si traditë po konsolidohet edhe dorëzimi i librave dhe mjeteve mësimore përmes aksionit bamirës “Kauza Bullgaria” – një program vullnetar i Universitetit të Veliko Tërnovos, në të cilin secili mund të përfshihet me mjete personale dhe donacione.

“Kauza Bullgaria” është moto edhe e një filmi artistik me metrazh të gjatë, i xhiruar në Romë, i cili paraqet emocionet dhe përjetimet e nxënësve nga shkolla e së dielës “Asen dhe Ilija Pejkovi” në kryeqytetin italian. Filmi paraqet dashurinë ndaj Bullgarisë dhe ndaj gjuhës bullgare tek këta fëmijë, disa prej të cilëve kurrë nuk kanë shkelur në tokën bullgare, por e ndiejnë vendin tonë si atdheun e tyre dhe madje ëndërrojnë që ndonjë ditë të jetojnë këtu. Autori i filmit Emill Matov ndan se tek ne pak njihet jeta dhe përjetimet e shkollave bullgare të së dielave jashtë vendit. Dhe kjo edhe njëherë forcon rolin dhe rëndësinë e takimeve ndërkombëtare që organizon universiteti, të lidhura me programin e tij kombëtar “Zhvillimi dhe konsolidimi i bullgaristikës jashtë vendit.”



“Në këtë Javë Ndërkombëtare “Erasmus+” marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të cilët janë partnerë të rëndësishëm në punën e shkollave të së dielave. Po gjejmë mënyra të angazhojmë edhe studentët në të gjithë këtë proces” – sqaron për Radio Bullgarinë prof. Marianna Mandeva, pedagoge dhe koordinatore e studentëve, praktikantëve dhe doktorantëve për praktikat “Erasmus+” në universitet, të cilat japin mundësi për punë në terren në shkollat jashtë vendit:

Prof. Marianna Mandeva

“Vitin e kaluar pati një rubrikë shumë interesante “Përcille më tej” për praktikat “Erasmus+” në shkollat bullgare të së shtunë-dielave jashtë vendit. Këtë vit gjithashtu do të përfshihen studentë, të cilët kanë marrë pjesë dhe që sapo do të marrin pjesë. Sepse lidhja midis drejtorëve dhe mësuesve – nga njëra anë, dhe pedagogëve-koordinatorë dhe studentëve-praktikantë – nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme. Për vitin e dytë me radhë do të jepet një donacion për shkollat tona të së dielave. Vitin e kaluar ai përfshinte letërsi artistike, ndërsa këtë vit jemi fokusuar te mjete me vlerë, të cilat mund të ndihmojnë në procesin arsimor. Takimi është shumë i dobishëm dhe emocionues për të gjithë, sepse puna në ekip kërkon empati dhe emocion. Jemi përpjekur të kombinojmë përvojën njohëse me atë praktiken dhe të zbulojmë fusha të reja për empatinë dhe dhembshurinë.”



Të dobishme janë edhe takimet midis pedagogëve në shkollat bullgare të së shtunë-dielave jashtë vendit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, të cilët janë mysafirë në Veliko Tërnovo. Zakonisht ata përgjigjen për pyetje të lidhura me bazën ligjore, me mungesën e mjeteve mësimore dhe probleme të tjera të pazgjidhura ndër vite, thotë më tej prof. Mandeva:

“Ka disa mangësi në bazën ligjore, për të cilat po punohet, siç na sigurojnë nga institucionet. Nga shkollat zakonisht më ndajnë për mungesën e disa specialistëve. Veçanërisht në fushat e historisë, gjeografisë, gjuhës bullgare mungojnë mësues të përgatitur. Ndërsa pamja më e gjerë e problemeve do të jepet gjatë diskutimeve nga data 2 deri më 4 korrik në Universitetin e Veliko Tërnovos.”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Facebook/ Universiteti i Veliko Tërnovos “Shën Kirill dhe Metodij”, Facebook/ Marianna Mandeva, Facebook/ Veneta Nenkova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev

Planifikohet një rritje e ndjeshme e tarifave për shtetësinë bullgare

Ministria e Drejtësisë po propozon një ndryshim në Tarifën Nr. 1 të Ligjit për Tarifat Shtetërore për tarifat e mbledhura nga gjykatat, prokuroria, shërbimet hetimore dhe Ministria e Drejtësisë. Qëllimi është të përditësohet shuma e tarifave shtetërore..

botuar më 25-06-24 4.08.MD

Bullgarët janë gjithnjë e më të hapur ndaj shijeve të reja, thotë francezi Benoît Garbolino

27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..

botuar më 25-06-24 7.30.PD

Universitete nga Ballkani bashkëpunojnë me degën e Universitetit të Ruses në Razgrad

Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad  (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..

botuar më 25-06-22 5.55.PD