Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekët e rinj kërkojnë një pagë minimale jo më të ulët se 150% e pagës mesatare

Foto: BTA

Mjekët pa specializim dhe infermierët duhet të marrin një pagë minimale që arrin 150% të pagës mesatare në vend. Këtë propozim e paraqitën në një tryezë të rrumbullakët në Kuvendin Popullor mjekët protestues nga iniciativa “E ardhmja në Bullgari”, njoftoi gazetarja e BNR, Elena Bejkova. Projektligji parashikon gjithashtu shpërblim shtesë për kualifikime të avancuara – me një përqindje më të lartë nëse njohuritë janë fituar në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, mjekët e rinj propozojnë një tarifë më të lartë për punën gjatë natës, si dhe vendosjen e një raporti 1 me 10 ndërmjet pagës më të ulët dhe më të lartë të specialistëve mjekësorë. Megjithatë, këto propozime u kritikuan nga Bashkimi i Mjekëve Bullgarë dhe nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Kostadin Angellov. U shprehën shqetësime se specialistët më të mirë do të largohen nga vendi për shkak të kufirit të vendosur mbi të ardhurat.

Një ditë më parë, Komisioni i Shëndetësisë vendosi që deri më 28 korrik të paraqitet për shqyrtim një projektligj që rregullon kërkesat minimale për pagesën e punës së personelit mjekësor.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

inxh. Olja Dimitrova

Artizanati bullgar kalon në një regjistrim të ri në BE

Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime lëkure, bizhuterie etj. Ato kërkojnë jo vetëm shkathtësi dhe imagjinatë, por edhe një lidhje të thellë..

botuar më 25-07-01 11.48.PD

Bashkia e Sofjes kërkoi heqjen e një kampi proteste kundër adoptimit të euros

Bashkia e Sofjes ka kërkuar që tendat përpara ndërtesës së administratës presidenciale, të cilat u ngritën atje gjatë protestës së partisë Vëzrazhdane kundër futjes së euros, të hiqen. Bashkia deklaroi se nuk është dhënë leje për kampin e tendave...

botuar më 25-07-01 9.12.PD

Norma bazë e interesit e Bankës Kombëtare Bullgare tani është nën 2%

Norma bazë e interesit në Bullgari po ulet në 1.91 për qind, duke filluar nga 1 korriku 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Ajo po ulet me 0.16% krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte në një nivel prej 2.07 për qind. Kështu, norma e..

botuar më 25-07-01 9.02.PD