Me një shumicë prej 197 votash dhe tetë “abstenime”, deputetët pranuan dorëheqjen si deputet të ish-bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov. Ai mori përgjegjësi politike për shkak të skandalit të korrupsionit në Komunën e Sofjes, pasi kryetarë rajonalë u ankuan për presion dhe nënkryetari i bashkisë, Nikolla Barburov, u arrestua nën akuzën për marrje ryshfeti dhe pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, rikujton BNR.
Ndërkohë, kryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Asen Vasilev, komentoi në bTV regjistrimin e publikuar, i cili zbulon skemën e korrupsionit: “Ajo që pashë është absolutisht e papranueshme, z. Barburov mban përgjegjësi për veprimet e tij. Në regjistrim dëgjohet se drejtuesit e partisë nuk kanë qenë në dijeni për këtë.” Deputeti shtoi gjithashtu se po bëhet një rishikim i prokurimeve publike të organizuara nga kryetarët e bashkive të partisë dhe tashmë u zbuluan parregullsi – përjashtim i padrejtë i kompanive nga procedurat.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESKërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..