Verka Siderova, zëri i artë i Dobruxhës dhe i Bullgarisë, përfundoi udhën e saj tokësore në moshën 99-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e këngëtares.
E lindur më 26 prill 1926 në qytetin Dobrç të Bullgarisë Verilindore, Verka Siderova përfundoi arsimin fillor në gjuhën rumune (në atë kohë qyteti ishte pjesë e Rumanisë), e më pas ndoqi gjimnazin klasik në Dobrç, ku mësonte latinisht dhe greqishtt ë lashtë. Ajo mësoi gjithashtu frëngjisht dhe anglisht, ndërsa italishtja i shkonte aq për shtat, sa më vonë u bë edhe “përkthyese” e Filip Kutevit gjatë turneve të ansamblit folklorik që ai drejtonte në Itali. Për këtë kujtonte me buzëqeshje vetë Verka në një nga intervistat e saj për Radio Bullgarinë.
Intelekt i kombinuar me talent të lindur - kolegët gazetarë i kanë theksuar vazhdimisht këto virtyte të Verka Siderovës, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në formësimin e stilit dhe repertorit të saj.
Verka Siderova është Qytetare Nderi e Dobrçit dhe mbajtëse e dekoratës më të lartë të Republikës së Bullgarisë – Urdhri “Stara Planina”, grada e parë.
Këngëtarja, interpretimi i së cilës i këngës “A je tulipan apo zymbyl” mbetet i pakrahasueshëm edhe sot, ishte gjithashtu një optimiste e vërtetë dhe e natyrshme. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo rrëfeu:
“Çdo ditë diçka ndryshon dhe nuk di se ku do të çojë kjo. Por unë mundohem të ruaj forcën e shpirtit dhe vetë krijoj humorin tim. Nëse ndjej se jam e mërzitur, nis të këndoj ndonjë këngë qesharake, madje ndonjëherë edhe nga ato “të kripura”, që njerëzit i quajnë “këngë e të hënës”. Thonë – kur plakesh, jeta të bëhet e mërzitshme, por nuk është kështu. Unë kam marrë shumë nga jeta, jam mirënjohëse Zotit dhe prindërve të mi për këtë. Por duket se vjen një moment kur duhet të kthesh gjithçka që ke marrë, derisa prej teje të mos mbetet më asgjë...”
Përulje për kujtesën e saj të shenjtë!
Lexoni më shumë për këngëtaren në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Radioja Kombëtare Bullgare - Allbena Bezovska, arkivi personal
Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga "Fluturo" i erdhi vetë. Ajo krijoi muzikën dhe tekstin, ndërsa Shterion Pilidov bëri aranzhimin...
Pas Turneut Kombëtar të Klubeve në fillim të vitit dhe Turneut Botëror pasues me gati 30 koncerte, titanët e rokut B.T.R. po nisin Turneun Kombëtar 2025.Ai fillon më 26 qershor nga Ruse(Bullgaria Verilindore), dhe finalja do të jetë më 8 tetor në..
Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin këngëtari bashkëpunon prej kohësh. Gjithçka filloi me një rif të kitarës që Andriano ia propozoi..
Adhuruesit e xhazit, si çdo vit, e presin me padurim në fillim të korrikut Festivalin Ndërkombëtar A to JazZ . Këtë vit ai do të zhvillohet nga data 3..
Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe..