Më pak se dy orë rrugë në veriperëndim të Sofjes, njeriu gjendet në një vend ku koha sikur ndalet – në bjeshkët malore të Malit Stara Pllanina përreth qytetit Vraca, të quajtura bullgarisht Vraçanski Ballkan. Gjethnaja e dendur, majat shkëmbore piktoreske dhe historia e pasur e këtij vendi të mahnitshëm shpalosen në këtë copëz toke “të mbyllur” mes Manastirit të Çerepishit dhe Manastirit “Shtatë Fronet”.

Vetë patriku i letërsisë bullgare Ivan Vazovi ishte i frymëzuar nga pamjet magjepsëse të malit e këtij rajoni dhe fushës përreth qytetit Vraca. Thuhet se ai deshi që me sytë e tij të shohë vendin e betejës ku luftoi çeta e Botevit në malin Vraçanski Ballkan dhe ka ndjekur shtigjet nga Ljti Brod drejt majës Okollçica (maja Volla). Sot, përgjatë rrugës së çetës së Botevit janë shënuar itinerare turistike, si për ecje në natyrë, ashtu edhe për adhuruesit e biçikletës malore.

Shumë prej vendeve të rëndësishme në këtë zonë janë lehtësisht të arritshme me makinë – të tilla janë të dy manastiret, shtëpia-muze e gjyshes Ilijca (heroina e romanit të Vazovit “Një bullgare”), si dhe monumenti natyror “Ritlite”.


Shtegu drejt vendit ku ra poeti revolucionar Hristo Botev është i shënuar mirë dhe përpara syve shpalosen peizazhe mahnitëse.





Prej këtej duket edhe Kryqi i Vullnetarëve Opëllçenas – një monument 35 metra i lartë që përjetëson heroizmin e Botevit dhe çetës së tij.



Pamja nga ky vend është e mrekullueshme.

Turistët e lodhur gjejnë pushim në qetësinë e Manastirit Çerepishki dhe kishës së tij “Ngjitja në Qiell e Virgjëreshës”, ndërtuar në stilin e Rilindjes Kombëtare. Gjyshi Vazov ka kaluar dy herë këtu, gjë për të cilën dëshmon edhe një cep muzeal special.




Duke u kthyer drejt Sofjes, ndalojmë edhe në Manastirin Osjenovlashki, “Lindja e Virgjëreshës”, i njohur si “Shtatë Fronet”.




Tekst dhe foto: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Elena Karkallanova
Reshjet e dendura të borës dhe erërat e forta uragane më 25 dhe 26 nëntor e ndërlikuan situatën në mbarë Bullgarinë. Gjysmë milion familje kanë mbetur pa energji elektrike, në disa vende ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Për..
E vendosur në pjesën perëndimore të malit Rodopa në komunën e qytetit Çepellare , fshati piktoresk Orehovo është ndër vendbanimet më të preferuar për t’u vizituar në malin Rodopa. Ndodhet 60 km në jugperëndim të qytetit Plovdiv dhe rreth 200..
Banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit bullgar janë “të privilegjuar” me një mal që ngrihet aty pranë qytetit. Në më pak se 30 minuta, me ndihmën e teleferikut “Simeonovo-Aleko” dhe dy teleferikët e tjerë “Vitoshko Lale 1” dhe “Vitoshko Lale..