Këtë vit është hera e fundit që qytetarët bullgarë do të marrin të ardhurat e tyre në leva. Në çfarë monedhe do t’i deklarojnë të ardhurat para autoriteteve tatimore vitin e ardhshëm?
Kjo është një nga gjithsej 221 pyetjet për euron, të mbledhura nga Banka Kombëtare e Bullgarisë (BNB), të cilave banka qendrore u jep përgjigje në faqen e saj zyrtare.
Në aktet dhe dokumentet që do të lëshohen sipas rregullave të tatimimit pas datës së vendosjes së euros, por që kanë të bëjnë me periudha para hyrjes së monedhës së përbashkët, vlerat monetare do të shënohen në leva. Shumat për pagesë dhe ato për rimbursim do të tregohen në euro, sqarojnë nga Banka Kombëtare Bullgare (BNB).
Ata që dorëzojnë deklarata korrigjuese apo dokumente të tjera duhet të tregojnë njësinë monetare që ka qenë zyrtare në fund të periudhës për të cilën dorëzohet dokumenti.
Kur euroja të bëhet monedhë kombëtare, nuk do të ketë asnjë ndryshim në mënyrën e pagesës me karta, pavarësisht nëse përdoret bankomat, terminal POS apo pagesë online.
Që nga 1 janari 2026, bankomatet do të jenë të përshtatura dhe të furnizuara për të punuar me kartëmonedha euro, rikujton Banka Kombëtare Bullgarie (BNB).
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Këshilli Bashkiak i Sofjes miratoi buxhetin e Sofjes për vitin 2025. Kjo u bë me 41 vota "pro", 4 "kundër" dhe 10 "abstenime". Korniza ekonomike e dokumentit parashikon një rritje të pagave në transportin publik në mënyrë retroaktive nga 1 prilli me..
Agjencia Bullgare e Investimeve dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë po nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi që do t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis Bullgarisë dhe Japonisë. Të dyja vendet po kërkojnë..
Një sërë institucionesh – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Ministria e Brendshme, si dhe deputetë të Kuvendit Popullor, kanë marrë një angazhim të qartë: të përmirësojnë..