Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

U shpall kod i verdhë për temperatura të larta në të gjitha zonat fushore të vendit

Foto: BTA

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 18°C. Gjatë ditës moti do të jetë sërish me diell dhe shumë i nxehtë. Më freskët do të jetë përgjatë bregdetit. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë mes 34 dhe 39°C. Në kryeqytet – rreth 34°C.

Në male moti do të jetë me diell, pasdite me vranësira të pakta kalimtare. Do të fryjë erë e lehtë, në pjesët e larta deri mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 30°C, ndërsa në 2000 metra – rreth 22°C.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 27 deri në 29°C. Temperatura e ujit të detit është 23–25°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1–2 ballë.

Të dielën moti do të mbetet me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale nga 34 deri në 39°C. Do të jetë pothuajse pa erë ose me erë të lehtë, kryesisht nga jugu.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Car Speed Show do të zhvillohet këtë fundjavë në Sofje

Car Speed Show 2025 do të zhvillohet më 27 dhe 28 shtator në Arena 8888 në Sofje. Ekspozita do të tregojë makina sportive, luksoze dhe koleksionuese, motoçikleta dhe jahte, produkte inovative për industrinë e automobilave, do të zhvillohen gjithashtu..

botuar më 25-09-27 6.10.PD

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" rikthehet në Plovdiv

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë..

botuar më 25-09-27 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do tëlëviizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Në disa zona të jugperëndimit priten reshje të dobëta. Do të fryjë erë deri në..

botuar më 25-09-26 7.35.MD