Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga Mesjeta deri te suxhuku – Gorna Orjahovica na provokon ta njohim më mirë

Foto: Bashkia Gorna Orjahovica

Gorna Orjahovica shpesh mbetet padrejtësisht e fshehur nga sytë e turistëve, megjithëse ndodhet vetëm rreth 10 kilometra larg nga kryeqyteti ynë i vjetër, Veliko Tërnovo. Qyteti i vogël provincial është i vendosur në mënyrë piktoreske pranë malit Stara Planina, pranë brigjeve të lumit Jantra, dhe mund të krenohet me natyrë të bukur dhe histori të pasur. Ajo që është më e njohur si atraksion historik është kalaja Rjahovec, nga e cila ka prejardhjen qyteti modern. "Prej 10 vitesh zhvillojmë kërkime arkeologjike dhe u tregojmë vizitorëve zbulime interesante, përfshirë edhe nekropolet nga shekujt XIII–XIV, të lidhura me qytetin mbretëror të vjetër Tërnovgrad" – thotë për Radio Bullgarinë drejtori i Muzeut Historik të qytetit, Pllamen Mllademov. Gjatë Kryengritjes së Prillit (1876), Gorna Orjahovica ka qenë kryeqyteti jozyrtar i të ashtuquajturit Rrethi i Parë Revolucionar dhe nga aty e kanë origjinën figura të shquara për historinë bullgare, mësojmë nga Pllamen Mllademov:
Gërmime të nekropolit mesjetar dhe vendbanimit në rrëzë të kështjellës Rjahovec
"Kemi eksponate jashtëzakonisht të ruajtura nga ajo kohë, veçanërisht flamurin luftarak të Gorna Orjahovicës, i cili është qepur nga vajzat e shoqatës së grave të qytetit. Flamuri u shpëtua nga gjenerali Gurko gjatë çlirimit të Tërnovos. Ky është i vetmi flamur bullgar që ka marrë pjesë në betejat e Shipkës, pasi flamuri i Samaras nuk është qepur në Bullgari. Flamuri luftarak i Gorna Orjahovicës më vonë ka marrë pjesë edhe në disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne të Bullgarisë."
Flamuri i Gorna Orjahovicës
Gorna Orjahovica ka të gjitha shanset të imponohet si një destinacion kulinar për adhuruesit e shijeve autentike. Duke filluar me suxhukun e famshëm të Gorna Orjahovicës, që është shndërruar në simbol turistik të qytetit. Çdo vit, në fund të majit dhe në fillim të qershorit, qyteti shndërrohet në skenë të një feste shumëngjyrëshe, të përkushtuar ndaj kësaj delikatese të shijshme të mishit, me një program të pasur folklorik, gara kulinare dhe degustime.

"Ky është produkti i parë kulinar bullgar që mori treguesin gjeografik të mbrojtur në Evropë, që në vitin e largët 2011 – thotë Mllademov. – Deri më sot, ai prodhohet sipas një recete autentike, vetëm dhe vetëm në Gorna Orjahovica. Ndërsa festivali ynë është shndërruar në një festë të vërtetë, që zgjat plot tre ditë. Gjatë saj prezantojmë edhe një tjetër specialitet kulinar të qytetit tonë – të ashtuquajturin ‘qyp të Gorna Orjahovicës’. Kjo gjellë gatuhet gjatë gjithë natës sipas një recete të veçantë. Përgatitet nga mish viçi, që ziehet ngadalë në zjarr të ulët me shumë perime. Rezultati është diçka e mrekullueshme! Dhe natyrisht, ky gatim konsumohet i rrethuar nga një shoqëri e mirë dhe me një pije të përshtatshme! Ky është një sukses për të cilin banorët e Gorna Orjahovicës kanë fituar privilegje të ndryshme, duke dërguar qypin e tyre të famshme tek ministra, mbretër dhe deputetë, duke e shndërruar atë në një emblemë – pothuajse legjendare, por krejtësisht reale."

Në qytet ka disa hotele dhe shtëpi pritjeje. Por përveç turistëve, ato presin edhe sportistë. Para pesë vitesh, Gorna Orjahovica kaloi testin e rëndësishëm evropian dhe zyrtarisht mori titullin "Qyteti Evropian i Sportit" për vitin 2021, duke dëshmuar nivelin e lartë të infrastrukturës sportive. Qyteti organizon mbi 70 kampionate kombëtare çdo vit. Këtu qëndrojnë edhe shumë dashamirës të natyrës.

"Menjëherë pranë qendrës së Gorna Orjahovicës, më pak se gjysmë kilometri larg, fillon një zonë e bukur e gjelbër – një park shumë piktoresk, me faunë të pasur, peizazhe natyrore dhe mbetje nga epoka të ndryshme. Aty, në 500 metra mbi nivelin e detit, ndodhet shtëpia malore emblemë ‘Bozhur’ dhe zona ‘Livadha e Bozhurit’ me habitatet e mbrojtura të bozhurëve, të cilët i mahnitin turistët. Aty organizohen festivale të ndryshme, kampe skautësh e të tjera. Këtë vit, për herë të parë do të mbahet edhe Festivali i Balonave (3–7 shtator), i cili do t’u japë mundësi njerëzve të fluturojnë mbi lumin Jantra dhe zonën ‘Kamëka’, tha në përfundim Pllamen Mllademov."
Shtëpia Bozhur

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Bashkia Gorna Orjahovica, BTA, Facebook/ Shtëpia Bozhur


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë

Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..

botuar më 25-08-19 3.55.MD

Pazarxhik – fytyra moderne e një qyteti të lashtë

Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..

botuar më 25-08-19 7.00.PD

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD