Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Paris u hap ekspozita bullgare “Nëpër valët e Detit të Zi ndër shekuj”

Foto: BTA

Zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov hapi ekspozitën “Nëpër valët e Detit të Zi ndër shekuj” në sallën “Ségur” në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris. Ngjarja është pjesë e programit kulturor të Bullgarisë gjatë sesionit të 47-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore dhe paraqet zbulime arkeologjike të jashtëzakonshme që tregojnë pasurinë e trashëgimisë kulturore të bregdetit perëndimor të Detit të Zi. “Artefaktet e paraqitura janë dëshmi për madhështinë e qytetërimeve të ndryshme dhe na kujtojnë se Deti i Zi nuk është vetëm një fenomen natyror, por edhe një udhëkryq kulturor dhe historik”, theksoi Çobanov.

“Rajoni i Detit të Zi gjithmonë ka qenë shembull i dialogut dhe shkëmbimit multikulturor. Me këtë ekspozitë paraqesim 10 000 vjet histori, duke theksuar jo vetëm arkeologjinë tokësore, por edhe atë nënujore, në të cilën Bullgaria është lidere në Evropën Lindore”, shtoi Hristo Popov, drejtor i Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.



Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valdis Dombrovskis

Për shkak të reformave të ngadalësuara kundër korrupsionit, BE mund t’i ndërpresë fondet Bullgarisë

Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se..

botuar më 25-11-03 12.01.MD

Mbi një e treta e shkelësve të shpejtësisë në rrugët e vendit janë të huaj

Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..

botuar më 25-11-03 9.57.PD
shqiponjë egjiptiane

Fillon rikuperimi i popullatave të shpendëve të rrallë në tre parqe natyrore

Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..

botuar më 25-11-02 11.05.PD