Vendimet përfundimtare për pranimin e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari i vitit të ardhshëm po votohen sot nga Parlamenti Evropian në Strasburg dhe Këshilli i BE-së në Bruksel, pas një procesi që ka zgjatur dekada.
Bullgaria dorëzoi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e mbështetur unanimisht nga Kuvendi Popullor, në dhjetor të vitit 1995.Fillimi i rrugës drejt aplikimit të euros dhe anëtarësimit të plotë të Bullgarisë në eurozonë u vendos më 25 nëntor 2004 me nënshkrimin e marrëveshjes për veprime të përbashkëta për përshpejtimin e anëtarësimit të Bullgarisë në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar dhe për vendosjen e suksesshme të euros në vend. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i atëhershëm i financave, Milen Vellçev, dhe guvernatori i Bankës Popullore Bullgare, Ivan Iskrov, kujton agjencia BTA. Marrëveshja përfaqësonte angazhimin e Bullgarisë që, me hyrjen në BE më 1 janar 2007, të përgatiste edhe adoptimin e euros. Më 25 prill 2005, Bullgaria dhe Rumania nënshkruan marrëveshjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nga pala bullgare marrëveshja u nënshkrua nga presidenti Georgi Parvanov, kryeministri Simeon Sakskoburgotski, ministri i jashtëm Solomon Pasi dhe ministrja për çështjet evropiane Meglena Kuneva. Më 1 janar 2007, Bullgaria dhe Rumania u bënë zyrtarisht anëtarët e 26-të dhe 27-të të BE-së.
Fillimi i përgatitjes praktike për vënien e euros në Bullgari u vendos me krijimin e Këshillit Koordinues për përgatitjen e vendit për anëtarësim në eurozonë, me Vendimin nr. 168 të Këshillit të Ministrave, të datës 3 korrik 2015. Më 12 korrik 2018, në një takim në Bruksel, Belgjikë, ministrat e vendeve të eurozonës shprehën gatishmërinë për pranimin e Bullgarisë në të ashtuquajturën "dhomë pritjeje" të monedhës së përbashkët evropiane. Hyrja e Bullgarisë në këtë mekanizëm (ERM II) u realizua në vitin 2020. Fillimisht, data e synuar për vendosjen e euros ishte 1 janar 2024, por procesi u shty në kohë. Në gusht të vitit 2024, Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht Ligjin për aplikimin e euros në Bullgari. Ky ligj rregullon parimet, rregullat dhe procedurat për zëvendësimin e levës me euron si njësi monetare zyrtare të Bullgarisë.
Raportet e konvergjencës të kërkuara nga Bullgaria këtë vit dhanë një vlerësim pozitiv për gatishmërinë e vendit për t’u anëtarësuar në eurozonë.
Lexoni më shumë mbi temën:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Reuters
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve..
Gjykata e Qytetit të Sofjes hodhi poshtë kërkesën e kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, për të ndryshuar masën e tij parandaluese "arrest..
Një dron u shfaq sot, 12 shtator, në Plazhin Verior në Burgas, raportoi një ekip i Radios Kombëtare Bullgare. Sipas shpëtimtarit të lartë Petër Rusev,..